Ish-Kryeministri i mirënjohur i Suedise Göran Persson,drejton KIZH-in e Ramës
Nga Edi Rama
Sot në Dhomën Suedeze të Biznesit në Stokholm, për themelimin e Këshillit të Investimeve dhe Zhvillimit (KIZH), si një strukturë e Këshillit tonë Ekonomik Kombëtar. Kjo strukturë do të jetë një ndihmë e çmuar në përpjekjet e qeverisë shqiptare për rritjen ekonomike, përmes modernizimit të mëtejshëm të hapësirës së biznesit në Shqipëri dhe thithjes së investimeve të reja në vend.
Eshte një privilegj i madh që ky këshill do të bashkëdrejtohet nga ish-Kryeministri i mirënjohur i Suedise Göran Persson, një ndër figurat më të shquara të qeverisjes progresive që udhëhoqi një transformim historik në Suedi përmes reformash të thella ekonomike e financiare.