Ish- kryeministri Berisha: Po digjen dokumente në ministrinë e Financave
Një akuzë e rëndë dhe akuzuese vjen nga ish kryeministri Sali Berisha. Ai ka publikuar një status ku sipas qytetarit të tij dixhital, në ministrinë e Financve “ka rënë flaka”. Sipas Berishës, po digjen dokumente të këtij institucioni përpara ardhjes së ministres së re të Financave, Helda Vukaj.
Statusi i plotë i Berishës
Ish ministri Zho- Zho djeg dokumenat e ministrise. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“23/05/2017, 10:08:40: Miremengjes Doktor, sa me derguan mesazhin me poshte nga staf i ministrise se financave:
Punonjes te ministrise se financave qe ne oret e para te mengjesit po djegin kuti me shkresa ne bodrumet e nderteses. Aq shume letra dhe shkresa po djegin sa lenda toksike e djegies eshte teper e rende.”
Kjo është shqetsuese nëse mbetet e vertetë. Ministrja Helda Vukaj ose duhet ta saktësojë këtë akuzë, ose të mos lerë publikun me hamendje se çfarë po djegin ish-ministrat e PS. Si rregull ish-kryeministri ka informacione të sakta, por në këtë rast mbetet akuzë e rëndë, pasi flitet për ministrinë e financave, e cila ka buxhetin e shtetit në dorë.