Ish-ministri Sajmir Tahiri drejt pafajsisë nga gjykata e krimeve të rënda
Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri ndodhet sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.
Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen ne ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Avokati i tij, Maks Haxhia deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë dhe se sipas burimeve nga gjykata mundet që çështja e shumëpërfolur nga ish-ministrit Tahiri të mbyllet duke e shpallur të pafajshëm.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se ka futur nën kontroll, me anë të Vettingut, krejt sistemin e drejtësisë dhe se ai po bën presion për shpalljen e tij të pafajshëm, siç edhe pritet.