Ish-ministri Tahiri duke kënduar në karakoke dhe Berisha me status
Një video e publikuar pak ditë më parë ku ish Ministri Tahiri këndonte live në një karakoke të Tiranës është rikthyer këtë të dielë nga ana e ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka tallur dhe ironizuar Saimir Tahirin.
Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka postuar video duke i mbivendosur një këngë në të cilën flitet për “mundimet në qeli”, teksa në sfond duket Tahiri duke kënduar.
Ndërkohë gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri vazhdon në gjykatën e krimëve të rënda, ku avokati i tij ka kërkuar pafajsinë, e cila duket se po vjen falë presionit të kryeministrit ndaj drejtësisë. Tahiri ka kërcënuar Edi Ramën me mesazhe të kriptuara, të bëra publike.
Statusi i Berishës:
Super narkoministri i Norieges, skafoministri qe u dha makinen me targen dhe pronesine ministrore dhe skafin e tij famozve Habilaj dhe qe me Noriegen, te cilin e mbane penge me Xibraken, mbuluan Shqiperine ne kanabis, pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykates se Edvinit por qytetaret mendojne ndryshe per te.Ata mendojne se vendi i tij esht ne qeli. Ndiqni videon. sb