Ish-ministri Ylli Manjani: Kryeministri Edi Rama nën lëkurën e qengjit socialist
Një ujk, nën lëkurën e një deleje. Këtë simbolikë ka një foto e publikuar nga ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, për kryeministrin Edi Rama.
“Për të gjithë ju që mendoni se duke mbështetur një ide rracionale mbështes Ramën, ju them e keni krejt gabim!
Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin dhe mendimin tim për rrezikshmërinë që paraqet politikani Edi Rama në krye të qeverisë.
Tashmë i vetëm në krye të govatës (meqë tepsinë nuk e drejton më) ai duket si kjo foto”, shkruan Manjani në një postim në Facebook, që e shoqëron me fotografinë e mëposhtme.
Edi Rama nën lekurën qengjit