Ish-Presidenti Topi: Nëse me thërret SPAK për 21 janarin, do shkojë mënjëherë!
Ish-presidenti Bamir Topi i pyetur gjatë një interviste në lidhje me vrasjet e 21 janarit tha: “Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim. Do shkoj. Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që të jesh, kudo të jesh, nëse ata të kërkojnë, patjetër. Është detyrim”, deklaroi Topi.
Por ndërkohë Berisha nuk shkon, ndaj SPAK sot nxori njoftim se i ka dërguar njoftim liderit demokrat për tu pyetur në shtëpi, në zyrën e PD dhe në parlament.
Bamir Topi, asokohe President Republike, u sulmua bashkë me Ina Ramën, prokurore e Përgjithshme, nga Sali Berisha që ishte kryeministër.
Burime konfidenciale thanë se Lulzim Basha i thirrur në SPAK në cilësinë e ministrit të Brendshëm kur ndodhi masakra në Bulevard, ka adresuar gjithë përgjegjsinë Berishës. Mësohet se ai ka thënë se ishte kryeministri që jepte urdhëra Gardës.
Me sa duket Lideri demokrat po pret të mësojë se çfarë ka deshmuar saktësisht Lulzim Basha, por deri sa të marrë informacion, SPAK do ta urdherojë shoqerimin e tij me forcë.
Në të vertetë nuk dihet kush avokat e ka mësuar kaq keq Berishën që të mos paraqitet por të paraqes alibi se gjoja “nuk i ka shkuar fletë thirrja e SPAK”, sepse kjo në publik krijon bindjen se diçka ka Berisha që nuk shkon atje.
KOHA JONË SONDAZH

