Ish-Prokurori i Përgjithshëm Sollaku: Reforma në drejtësi për spastrime!

Theodhori Sollaku nuk është i PD-së. Aq më pak i LS-isë. Ai ka qenë me Edi Ramën në fushatën elektorale të PS-së. Njeri me autoritet ligjor e profesional. Ish- Prokuror i Përgjithshëm.  Megjithëatë ai ka shprehur rezervat e tij lidhur me reformën në drejtësi. Sipas ish kryeprokurorit të anatemuar nga Berisha, ajo synon thjeshtë spastrime.

“Mesa duket, synimi i kësaj reforme në drejtësi është largimi i disa prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe prurja e një kontigjenti tjetër, që do të vlerësohen se përmbushin kriteret më mirë se aktualët që do të largohen.Me të drejtë ekziston frika se bashkë me të thatin do të digjet edhe i njomi, siç thotë shprehja popullore. Ky moment mesa duket është synimi i gjithë reformës”, – tha ai për mediat.

Sollaku ka shprehur rezerva mbi modelet e marra si referencë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se asnjëra nuk është model i ndonjë vendi anëtar në BE, çka është dhe synimi i vetë reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?