Ish-zyrtari i lartë i policisë së Shtetit i përzier në vrasjen e Çollakut?

Pas arrestimit të Denis Shtrazës, personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut është Ervin Dalipaj, ish-shef i Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjitshme Qëndrore Tiranë, shkruajnë mediat online. Por burimet zyrtare akoma nuk ka.

Dalipaj është shpallur në kërkim nga policia. Ai ka qenë në detyrë deri në tetor 2013 kur u shkarkuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me akuzën për shpërdorim detyre dhe rrjedhje informacioni gjatë operacionit policor në lojërat e fatit “Fundi i Marrëzisë”.

dalipaj

Deri më tani shkon në dy numri i personave të identifikuar si të përfshirë në ekzekutimin e Gazmend Çollakut, nga 4 persona që morën pjesë në masakrimin dhe më pas vrasjen e tij.

Çollaku u rrëmbye nga persona me uniformë policië mbrëmjen e 7 janarit në Durrës. Të nesërmen trupi i tij u gjet i masakruar në anë të rrugës pranë një fshati të Krujës

SHKARKO APP