Militantët e ISIS presin kokën 15 vjeçarit se dëgjoi muzikë perëndimore
Horrori i Shtetit Islamik nuk ndalet.
Kasapët xhihadistë i kanë prerë kokën një të riu pasi dëgjonte muzikë perëndimore.Ayham Hussein 15-vjeç ishte arrestuar nga militantët e ISIS, pasi dyshohej se është zënë duke dëgjuar tinguj të muzikës pop në një “CD-player” në Irak,.
Ai ishte tërhequr zvarrë para gjykatës së parregullt islamike, që e dënoi me vdekje me ekzekutim publik.Raportohet se trupi i djaloshit i është dorëzuar familjes së tij gjatë të martës.Por lajmi se është ekzekutuar vetëm pse ka dëgjuar muzikë, ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qytetarëve të Irakut.