Ja 30 oficerët e Byrosë Kombëtare të hetimit që do arrestojnë politikanët
Byroja Kombëtare e Hetimit do të përbëhet nga 30 oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët do të hetojnë zyrtarë të lartë të shtetit për korrupsion. Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan se konkursi do të jetë në 4 faza.
Faza e parë do të jetë konkursi teorik, ku oficerët do të vlerësohen për nivelin teorik, njohjen e legjislacionit etj. Faza e dytë do të jetë testi fizik për të parë aftësitë fizike dhe teknike.
Pas kësaj, aplikantët do t’i nënshtrohen testit të biografisë së tyre, verifikimin e plotë të pasurisë së tyre dhe të familjes, nëse kanë lidhje me elementë kriminalë etj. Dhe fazë e fundit është “makina e së vërtetës”, ku do të pyeten për çështjet e mësipërme dhe do të shihet nëse gënjejnë apo jo.
Më poshtë janë kriteret që duhen përmbushur për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit:
-Të jetë shtetas shqiptar
-Të ketë arsim policor dhe diplomë të arsimit të lartë
-Të ketë më shumë se 1 vit përvojë pune në polici
-Të ketë përmbushur me sukses kriteret e përzgjedhjes të BKH