Ja 8 emrat dhe fotot e prokurorëve të SPAK që do bëjnë arrestimet e mëdha

Me në fund SPAK do të fillojë punë brenda vitit. Arrestime të mëdha po vijnë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do miratojë brenda 30 ditësh 8 emrat e prokurorëve që do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë në njësinë e posacme SPAK.

Pas përfundimit të mbledhjes se KLP u bë e ditur se kryetari Gent Ibrahimi paraqiti para Këshillit fazën aktuale në të cilët ndodhet procesi e krijimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në 16 Korrik 2019, Këshillit i Lartë i Prokurorisë ka renditur 15 kandidatë, prokurorë për SPAK. Tashmë 8 prej tyre kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.

Altin Dumani

Arben Kraja

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra

Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni Posaçëm propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t’u miratuar. Këto akte përfshijnë: Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme; Vendimin për caktimin e përherëshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me mandat 3 vjeçar nga 8 prokororë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të caktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por janë emëruar pranë një prokurorie tjetër.

Emërimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm (duhet theksuar që me fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme pushon së funksionuari Prokuroria e Krimeve të Rënda).

Komisioni propozon gjithashtu që Këshilli të autorizojë Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të koordinojë punën me Këshillin e Lartë Gjyqësor për të marrë në mënyrë të njëkohshme vendimet përkatëse për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme. Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme. Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap menjëherë garën për shprehjen e interesin nga ana e 8 prokurorëve tashmë të emëruar për pozicionin e drejtuesit, fazë e cila zgjat 5 ditë. Gjithë procesin duhet të mbarojë brenda 30 ditëve.

Këta 8 veta plus edhe 2 të tjerë që do emërohen për të bërë numrin 10 prokurorë sipas Kushtetutës, do jenë tmerri i politikanëve të korruptuar në këto 29 vite.

Këta gëzojnë supër mbrojtje personale e familjare, sepse do prekin emra të rëndësishëm nga politika dhe qeveria apo ish-qeveritë.

Shpresohet se do jenë të drejtë që ta pastrojnë politikën!

Në foto:Enkeleda Millonai

Në foto: Elida Kackini

Në foto: Edvin Kondili

Në foto: Behar Dibra

Në foto: Arben Kraja

Në foto: Altin Dumani

Në foto: Klodian Braho

Në foto: Ened Nakuci

SHKARKO APP