Ja tre “Fotot e Ditës” me vizitën e Sekretarit Amerikan John Kerry
E para John Kerry duke zbritur nga shkallet e avionit si djalosh i ri. E dyta është kjo që ka postuar vetë Edi Rama në Facebook dhe e treta kjo e Ambasadorit Amerikan Donald Lu me drejtorin e Policisë së Shtetit duke i mbajtur çadrën që të mos laget nga shiu Haki Çako.
Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Vizita shkoi e qetë dhe pa asnjë incident.
Në fund të vizitës, Kerry u përcoll nga ambasadori i vendit të tij, Donald Lu, ndërsa policia ishte e pranishme në çdo rast. Bashkëpunimi ishte tejet e mirë.
Por në foton më poshtë, Lu shihet teksa mban në çadër edhe drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako. Ndryshe nga politikanët tanë, ata amerikanë kryesisht e mbajnë vet çadrën.