Ja emrat e deputetëve të PD që firmosen për Endri Shabanin!

Debat i madh ka shpërthyer në radhët e demokratëve se si ka mundësi që deputetët e PD firmosen për kandidaturën e Endri Shabanit, të cilin PS-ja e donte dhe e zgjodhi Avokat të Popullit.

Me kot justifikohet sot selia Blu se “tërhoqëm firmat”, pasi Komisioni i Ligjeve e votoi dhe i quajti të ligjshëm firmat e deputetëve të PD, depozituar në protokollin e parlamentit.

PD si çdo forcë politike, por kjo si më e madhja, duhet të ketë strategji në çdo veprim e jo të veprojë e hallakatur e kuturu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por me të drejtë Besim Ndregjoni, kandidatura më serioze për Avokat i Popullit, njeri që ka dhënë gjithçka për vendin, që nga vrasjet e përsekutimet nga regjimi komunist ndaj familjes së tij, e deri me sot si njeri që mbron me shumë se kush të drejtat e liritë e Njeriut, pas kësaj pabesie nga PD tha se Berisha dhe PD duhet të na thonë se janë antikomunistë apo njëllojë si Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe kandidatja tjetër e PD, Adriana Kalaja, u shpreh me indinjitë se PD nuk tregoi forcë dhe korrektësi në këtë rast.

Realisht, kush e njeh PD dhe PS, asnjë deputet ndër to, nuk firmos pa lejen e kryetarit të partisë së tyre, kështu që siç e tha saktë kandidati jurist Skënder Haluci se “kur kërkova firma nga deputetët e PD me thonin se duhet të pyesë Berishën e më pas do flasim për firmën”. Pra kryesia e PD ka firmosur me urdhërin e Berishës dhe se askush nuk beson se ata firmosen me kokën e tyre.

PD,-ja duhet të dilte me një emër e jo duke e përçarë opozitën me tre emra!

Deputetët firmëtarë nga PD:

Jorida Tabaku

Agron Gjekmarkaj

Oerd Bylykbashi

Enno Bozdo

Tomorr Alizoti

Klevis Balliu

Luçiano Boçi

Xhelal Mziu

Manjola Luku

Ledina Alolli

Kliti Hoti

Kastriot Piroli

Tritan Shehu

Klodiana Çopja

Saimir Korreshi

Artan Luku

Luan Baçi

Bujar Leskaj

Bledion Nallbati

Bardh Spahia

Arjan Ndoj

Besard Xhaferi

Igli Cara

Greta Bardeli

Ina Zhupa

Flamur Hoxha

Elda Hoti

Tedi Mula

Vangjel Dule

Isuf Çela

Besnik Brahimi

Shkurt Lasku

Fidel Kreka

Flamur Noka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?