Rama shpall kabinetin e ri. Ikën vetëm Kodheli. Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi

Pasi caktoi Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të parlamentit, një figurë historike në PS, Edi Rama prezantoi emrat e ministrave. Në realitet kryeministri Rama mbajti shumicën e ministrave të vjetër, por bashkoi dhe copëtoi pak ministri. Përveç Mimi Kodhelit, që e largoi nga qeveria, për të cilën pati habi, emrat e tjerë priteshin se do ti largonte. Një habi e vogël ishte me rikthimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko si ministër Diaspore.

Edi Rama e shpalli qeverinë e tij të re:

Kryeministër: Edi Rama

Zv/kryeministër: Senida Mesi

Ministër Shtetit për Diasporën: Pandeli Majko

Ministër Shteti për sipërmarrjet: Sonila Qato

Ministër i Jashtëm: Ditmir Bushati

Ministër i Brendshëm: Fatmir Xhafa

Ministër e Mbrojtjes: Olta Xhaçka

Ministër Drejtësisë:  Etilda Gjonaj

Ministria e Kulturës: Mirela Kumbaro

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Punës: Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit, Sportit, Rinisë: Lindita Nikolla

Ministria e Shendetsisë dhe Kujdesit Social: Ogerta Manastirliu

Ministrisë e Energjisë dhe Infrastrukturës: Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë: Niko Peleshi

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi

Me konfigurimin e ri, Kryeministri Rama ka larguar nga postet ministrtore ekzistuese 6 emra, si më poshtë vijon:

Mimi Kodheli– ish ministre e Mbrojtjes

Milva Ekonomi– ish ministre e Ekonomisë

Eglantina Gjermeni– ish ministre e Zhvillimit Urban

Milena Harito– ish ministre e Shtetit për Inovacionit

Ermonela Felaj- ish ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin

Eduard Shalsi– ish ministër Shteti për Çështjet vendore

Cila është zv/kryeministrja?

Senida Mesi ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë të Shkodrës. Në jetëshkrimin e saj në faqen zyrtare të PS, thuhet se Senida Mesi është lindur në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977. Ajo është e martuar me Dr. Artanin dhe kanë 3 fëmijë, Erlind, Iris dhe Edan. Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000. Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE.

Znj. Senida Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Një konsulente biznesi, e cila eksperiencën e saj ia ka kushtuar zhvillimit të biznesit. Aktualisht administratore në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme, si ato bankingut, burimeve njerëzore, administrimit, manaxhimit të riskut, kredidhënies, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjes, lidershipit, financave publike, qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Folëse në Konferencen Ndërkombëtare të EFSE (Fondi Europian për Europën Juglindore për Zhvillimin e SME-ve) dhe pjesëmarrëse në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg. Znj. Mesi zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Asnjë fjalë dhe asnjë post për “kampionin e qeverisë” Saimir Tahiri!

Kur Saimir Tahiri u largua nga Ministria e Brendshme disa muaj më parë, Edi Rama nxitoi ta quante “kampionin” e qeverisë. Faji për largimin e tij iu la Ilir Metës dhe LSI-së, ndaj pritshmëritë ishin që “kampioni” të rikthehej në ndonjë prej posteve të qeverisë apo të grupit parlamentar tani që askush nuk ia ngacmon timonin Ramës.

Por ndryshe nga ç’pritej ish Ministri i Brendshëm, aq fort i mbështetur dhe reklamuar në 4 vitet e kaluara është harruar në fjalimin më të gjatë të mbajtur ndonjëherë në Asamblenë Kombëtare.

SHKARKO APP