Erion Veliaj, kryeministër në vend të Ramës? Ja, kur mund të zgjidhet
Erion Veliaj njihet si njeri që respekton Edi Ramën si një lider i pazëvëndësueshëm në PS. Por prej kohësh një debat ka lindur mes socialistëve, kush do të pasojë Edi Ramën në PS, Erion Veliaj apo Saimir Tahiri?
Saimir Tahiri për momentin duket i “plagosur” nga vetë Edi Rama. E teksa debati vijon ende duket se të shumtë janë personat që janë fokusuar tek emri i kryebashkiakut, si “pasardhësi” i Ramës në PS, e rrjedhimisht dhe një kryeministër i vendit në një të ardhme jo shumë të largët.
Pikërisht këtë pyetje i kanë shtruar kryebashkiakut Veliaj, në emisionin Kolaudim në INTV. Veliaj ka dhënë një përgjigje surprizë duke thënë se asnjëherë nuk e do atë post. Më tutje kryebashkiaku është shprehur se ka patur një bisedë me Ramën, kur e ka pyetur atë, se cila punë ishte më e mirë dhe më e bukur, ajo e kreut të bashkisë apo e kreut të qeverisë. Megjithatë jetojmë në Tironë dhe gjithçfarë ndodh!
Për më tepër lexoni pjesën nga intervista:
Kur do të vijë dita që do të jesh Kryeministër?
Asnjëherë me thënë të drejtën. Sepse kam rënë në dashuri me punën që bëj. Dhe do i rri punës që pëlqej më shumë. E kam pyetur edhe Edin në fakt, se kush është punë më e bukur dhe ma ka pranuar se ajo e Kryebashkiakut. Kështu që unë do vazhdoj të bëj punën e Kryebashkiakut, sepse e dua punën time.
Është më rehat ministër apo kryetar Bashkie?
Ministër nuk është rehat se kishte shumë punë. Kjo është më e vështirë, por është edhe më e bukur.
E gjithsesi një ditë Edi Rama do ik nga PS. Atë ditë do ngjitet Veliaj. Deri atë ditë asnjërit në PS nuk ia mban të mendojë as në endërr karriken e kryetarit të PS. E fantazuan Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima, por u palosën nga Rama.
Ndaj mbetet i zgjuar Erion Veliaj. Thotë se as që e mendon. Se po e fantazoj, e pret Blushi dhe Kokëdhima. Hija e Edi Ramës shkon deri në zyrën e Bashkisë dhe kaplon çdokënd që fillon e mendon karriken e kryetarit të PS-së, parakohe.
Por prapë Erion Veliaj mbetet kandidati numër një. Po që se Rama nuk ndërron mendje!