Kur ndërtohej stadiumi kombëtar i futbollit (foto të rralla)

Stadiumi “Qemal Stafa” pritet të shembet dhe aty do të ndërtohet “Arena Kombëtare”.
Vendimi ka shkaktuar shumë polemika. Kjo, duke qenë se “Qemal Stafa” konsiderohet si monument kulture dhe se projekti i ri mban mbi vete një kullë që do të jetë një qendër tregtare.
Besnik Aliaj ka postuar disa foto të rralla kur ndërtohej ky stadium.
Ai thotë se stadium nuk duhet të shembet dhe kjo qeveri, që kur ishte në opozitë mbronte Piramidën, duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me “Qemal Stafën”.
Reagimi i arkitektit italian
“Do vij dhe do lidhem me zinxhir që të mos ndërtohet Arena Kombëtare”, ky qe reagimi i arkitektit të njohur italian Paolo di Nardo, sapo ka parë projektin e stadiumit që pritet të ndërtohet në Tiranë. Këtë shpërthim kundër të arkitektit italian e bëri publik arkitekti Artan Raça në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News. Sipas Raçës, projekti i propozuar për stadiumin e ri nuk duhet të realizohet aty ku sot qëndron “Qemal Stafa”, pasi kjo do të shkatërronte jo vetëm sheshet “Italia” dhe “Nënë Tereza”, por të gjithë qendrën e kryeqytetit. Arkitekti theksoi se nëse do të hapet një konkurs, do ketë dhjetra propozime për ta rikthyer stadiumin “Qemal Stafa” në qendër multifunksionale, por duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë.

Besnik Aliaj e Artan Shkreli përplasen për prishjen e stadiumit (debati i plotë)

Dy arkitektët, Besnik Aliaj e Artan Shkreli janë përplasur në lidhje me prishjen fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, që është në listën e monumenteve të kulturës. Kjo pjesë, sipas arkitektit italian që ka projektuar stadiumin e ri, do të prishej. Por për shkak të reagimit që pati në publik, kryeministri Rama u detyrua të postojë disa foto, ku dukej se ishte shtuar edhe fasada, duke thënë se ajo do të ruhej në brendësi të kompleksit të madh të “Arenës Kombëtare”. Realisht fati i fasadës në projektin që ka ngjallur shumë debat, nuk dihet ende. Arkitekti Besnik Aliaj shkrun në facebook se arkitekturën e stadiumit nuk e preku as komunizmi dhe akuzon Ramën se për dy standarde: dje kundërshtonte prishjen e Priamidës, ndërsa sot mbron prishjen e fasadës së stadiumit. Por Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Rama, reagon duke e garantuar se fasada do të ruhet dhe duke e thënë se me dy standarde janë ata që mdonin prishjen e Piramidës dhe sot lëshojnë lotë krokodili për stadiumin. Më poshtë debati i plotë mes tyre

Besnik J. Aliaj: As komunizmi nuk e preku arkitekturen “fashiste” te bulevardit dhe stadiumit. Edhe kur nderhyri beri nje shtese anesore per nevojat e sportit por nuk preku aspak stadiumin dhe arkitekturen ekzistuese te tij. As qeverite demokratike te Italise te pas luftes nuk preken arkitekturen dhe stadiumet “fashiste” te kohes se Musolinit. Mos mendoni se ishte rastesore. Historia eshte histori dhe dokumentohet! Politika dhe interesat vene e vijne. Kombi mbetet aty! Madje nese ke mbrojtur dje Piramiden, sot duhet te mbrosh edhe Stadiumin me te njejtin standard ndryshe je me dy standarde! Mos te shkaterrojme dhe talibanizojme edhe ate pak histori e identitet qe na ka mbet !

Artan Shkreli: Pjesa monumental e stadiumit nuk do prishet si rezultat i nje impenjimi tonin te gjate e larg prozhektoreve, impenjim qe filloi qe nga vendimi I Berishes per shkaterrim akritik te tij; kur asnje prej “mbrojtesve” nuk u ndje. Me dy standarde jane ata qe milituan dje per te prishur piramiden, veper monumentale shqiptare, e mbrojtur njesoj si stadiumi dhe sot krokodilojne

Besnik J. Aliaj: artan hiq dore nga gjuha me berishe e rame. jemi profesioniste. per piramiden kam dale ne mbrojtje. ne se e ke per te tjere thuaje. por ndertimi i stadiumit te ri mbi nje stadium ceremonial te Brasinit eshte gabim dhe vetem gabim, po aq sa ata qe donin te ndertonin parlamemtin mbi piramide. une vete e kam thene kete ne opinion, ne reviste ne gazete me shkrim e me ze e fytyre. berishen aty e ke shko thuaja i del vete zot vetes ai. ska nevoje per mua. dhe as marr persiper ta mbroj. por bindjet e mia une nuk i lidh me askend. natyrisht debatin nuk e personalizoj pro flas ne parim. te keshiklloj te shikosh idete qe po hidhen ne treg. te prishim stadiumin se eshte fashist. ky projekt ka shume probleme dhe ti duhet te mbash qendrim se je profesionist. natyrisht nuk te kerkoj te besh harakiri. por sic e ke evene re asnjehere nuk kam share ofenduar as ty as njeri

Artan Shkreli: Nuk permenda ty, pasi mendoj se statusi yt eshte parimor, por pikerisht se i tille besoj se lexohet edhe nga Adame te vonuar, qe sic duan te mbrojne me te drejte stadiumin, duan te shuajne pa te drejte historine e mbrojtjes se tij, por dhe te tjerave. Mos e merr personale pasi une e njoh rolin tend ne kete drejtim. /Lapsi.al

SHKARKO APP