A janë përgjuar nga IMSI-Catcher Nishani,Meta,Llalla,Berisha,Basha,Lu?

Ka plasur sherri mes policise dhe prokurorie per pergjigmet. Prokuroria kerkon ta sekuestroje pajisjen e futur pa dogane dhe fshehur ne Shqiperi nga Italia, e cila eshte perdorur nga policia. Por problemi nuk eshte thjesht dorezimi ne prokurori te kesaj pajisje te sofistikuar dhe fjala e fundit e shkences, por duket se shqetsimi ne polici mbetet se nese e merr prokuroria per ta verifikuar mund te dalin gjurmet e telefonatave, whatsapp, viber etj te personave qe jane pergjuar pa lejen e gjykates apo prokurorise. Sado te perpiqen ti fshijne pergjimet e pa autorizuara qe mund te jene bere politikaneve, prape gjurmet mbeten. Del si ne rastin e Dritan Priftit i cili e dorezoi laptopin per te denigruar kundershtarin, por hetuesit amerikane gjeten dhe nje video te tijen duke numeruar dhjetra mijera euro e nderkohe qe ai kujtonte se e kishte fshire! Pra gjurmet jane ne ate aparat per te cilin prokuroria ka kerkuar sekuestrimin e tij, ndersa policia nuk pranon.

Ndaj ketu qendron problemi pse nuk e dorezon policia. Ka mundesi qe te kene pergjuar politikane apo kundershtare politike dhe kjo eshte shkelje, skandal.

Ka informacione, por duhet te verifikohen nga prokuroria, se eshte pergjuar edhe Kryeprokurori i Republikes Adriatik Llalla, Presidenti i Republikes Nishani, Kryeparlamentari Meta, ish-kryeministri Berisha dhe nje varg politikanesh dhe zyrtaresh te LSI.

Gjurmet dhe faktet jane brenda kesaj pajisje e cila nuk po dorezohet ende. Mendohet se specialistet italiane po fshijne gjithcka (delete), dhe pastaj ta dorezojne. Duhet me pas specialiste te FBI apo CIA qe ti gjejne gjurmet e pergjimit, gjurme qe duken se nuk do te dalin kurre. Por dosjet e pergjimeve jane diku, ne nje zyre ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” ku kerpudha ngre koke gjithe krenari per çka ndodhet ne sirtaret e dosjes e kesaj ndertese.

Ja si bëhet përgjimi nga kjo pajisje:

Telefonat celularë nuk e verifikojnë sinjalin që vjen nga një operator telefonik. Mjafton që sinjali të jetë i fortë dhe celulari lidhet automatikisht operatorin telefonik. Ky fakt është shfrytëzuar nga shpikësit e pajisjes së përgjimit IMSI-Catcher që disponohet nga policia shqiptare dhe është në Tiranë. Ajo vepron si një antenë false e telefonisë celulare dhe çdo telefon pranë saj mund të përgjohet në tekst dhe audio. Në shumë vende të botës përgjimi nga një pajisje e tillë ka shkaktuar debate për shkak të shkeljes së privatësisë dhe është pasur me hartimin e ligjeve të rrepta. Jo të gjithë telefonat pranë pajisjes bëhen pjesë e përgjimit. Vetëm ato që përzgjidhen nga personat që e kontrollojnë pajisjen mund të përgjohen. Mjafton që telefoni të jetë në gjendje pritjeje dhe që pajisja të jetë e lidhur me operatorin e duhur të telefonisë. Më pas telefonatat audio dhe mesazhet janë të lehta për t’u përgjuar, por tek to nuk mund të ndërhyhet. Në shumë raste një celular nuk jep shenja se po përgjohet. Por disa prej tyre tregojnë një symbol në ekran. Kjo varet edhe nga operatori përkatës i telefonisë celulare.

Aplikacioni në Android (AIMSICD) IMSI-Catcher Detector është i vlefshëm në Google play por jo gjithmonë efektiv. Vetë operatorët telefonikë, gjithashtu janë duke zhvilluar teknologjinë për të zbuluar përdorimin e një pajisjeje të tillë përgjimi.

Tashmë është konfirmuar tashmë zyrtarisht se një pajisje e tillë ndodhet në Tiranë prej të paktën disa muajsh.

Pas vendimit për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë rast, grupi i hetimit ka kërkuar informacion me një shkresë zyrtare drejtuar Policisë së Shtetit.

Ky informacion është kërkuar me shkrim për efekt prove krahas komunikimit verbal që kanë pasur dy hetuesit e Prokurorisë që kërkuan këqyrjen dhe sekuestrimin e pajisjes në fjalë ditën e premte, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, në përgjigje të kërkesës së Njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, policia me një shkresë të firmosur nga kreu i saj, Haki Çako, ka kthyer përgjigje se ekziston një pajisje e tillë (e llojit “Imci Catcher”), por që nuk është në pronësi të Policisë së Shtetit.

Por ne pronesi te kujt eshte? Kush po e perdor ate pa lejen e autoriteteve zyrtare shqiptare?

Ka diçka qe nuk shkon ne kete rast e mundet te jene jo vetem pergjimet ndaj grupeve kriminale (dhe ketu mire bejne), por nese eshte perdorur per te pergjuar email, telefonata, sms, viber. whatsapp,etj te kundershtareve apo kujtdo tjeter pa lejen e prokurorise apo gjykates atehere kemi te bejme me nje skandal politik.

SHKARKO APP