Ja mundësitë e Shqipërisë se si mund të kualifikohemi për në turin tjetër
Shqipëria ka shanse te kaloj ne turin tjeter. Por shikoni mundesite se si duhet te dalin ndeshjet e tjera ne grupet e tjera.
Sipas llogarive të bërë mundësia jonë më e madhe është “të djegim” të tretën e grupit D (ku gjenden Spanja, Kroacia, Çekia dhe Turqia). Nëse në ndeshjen e fundit (të martën në 21.00) Turqia dhe Çekia barazojnë ato mbeten përkatësisht me 1 dhe dy pikë. Edhe një një fitore e Turqisë me rezultat minimal për shkak të golaverazhit do të na kualifikonte ne dhe jo turqit.
Mundësia që të eleminojmë të tretën e një grupi tjetër sipas llogarive gjendet në grupin E. (Itali, Belgjik, Irlandë, Suedi). Dy të fundit janë vetëm me nga një pikë. Por nëse të dyja këto skuadra, barazojnë ose humbasin në ndeshjet Itali -Irlandë dhe Belgjikë- Suedi (të mërkurën në ora 21) Shqipëria del në turnin tjetër.
Një mundësi e tretë, gjendet në grupin C ku Gjermania duhet të mundë Irlandën e veriut me dy gola diferencë ndërsa Ukrahina të mundet apo të barazojë me Poloninë (të dyja ndeshjet të martën në 18.00).
Perpos ketyre ka edhe mundesi të tjera me propabilitet më të vogël. Nëse kjo ndodh sipas gjasave Shqipëria mund të luajë turin e ardhshëm kundër Anglisë nëse ishullorët dalin të parët.