Ja pse Presidenti Donald Trump meriton Çmimin e Madh NOBEL për Paqen
Ja pse Presidenti Donald Trump meriton Çmimin e Madh NOBEL për Paqen:
Në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, ku tensionet globale kërcënojnë çdo ditë me përshkallëzim ushtarak, debati mbi lidershipin global nuk është më thjesht çështje ideologjie, por çështje ekzistence. Në këtë kontekst, emri i Donald Trump është rishfaqur së fundmi si një kandidat potencial për Çmimin Nobel për Paqe – një propozim që ngjall debat, por që meriton shqyrtim të drejtë dhe të paanshëm nga Komiteti i Nobelit.
Trump e promovoi veten si një negociator, jo si një luftënxitës. Retorika e tij e ashpër shpesh interpretohet si kërcënuese, por bota e shikon si një strategji që ka parandaluar konflikte më të mëdha. Politika e tij “peace through strength” – paqe përmes forcës – u shoqërua me qëndrime të qarta ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Kinës, që në shumë raste sollën negociata të reja në vend të përshkallëzimit të konflikteve.
Në vitin 2018 dhe 2020, Trump u nominua nga ligjvënës ndërkombëtarë për Çmimin Nobel për Paqe.
Lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, Kina rrethonte Tajvanin për ta pushtuar, praglufta bërthamore mes Indisë dhe Pakisanit, gatishmëria e Serbisë për të sulmuar Kosovën, etj ishin zjarret e parë drejt një lufte të përgjithshme botërore. E që të gjitha u shuan nga Trump, ndonëse Ukraina mbetet vatër zjarri, por që Trump do ti gjejë zgjidhje që lufta të mos përhapet më tej Ukrainës, pra drejt Europës.
Kishim një NATO pa fuqi të madhe ushtarake, prej pjesës europianë të shtetëve, që ngurronin të rrisnin armatimet për tu mbrojtur; por Trump vendosi forcën e SHBA për të bërë Paqe, duke forcuar NATO-n.
Rritja e NATO-s frenon ose zvoglon në minimum ndonjë ide ruse për zgjerim territoresh me luftë.
Trump ka marrë disa nominime për Çmimin Nobel për Paqen nga mbështetës dhe ligjvënës, së fundmi ishte kryeministri izraelit që e bëri publik kërkesën për t’i dhënë këtë Çmim, por akoma Komiteti Norvegjez i Nobelit nuk ka marrë vendim.
Trump ka merita për “ruajtjen e paqes” midis Egjiptit dhe Etiopisë dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Marrëveshjet e Abrahamit, mbeten një nga arritjet e pakontestuara në Lindjen e Mesme në dekadat e fundit. Trump ndërmjetësoi normalizimin historik të marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa shteteve arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani dhe Maroku. Kjo u vlerësua ndërkombëtarisht si një hap drejt stabilizimit të Lindjes së Mesme.
Donald Trump me autoritetin e tij dhe aftësitë e lindura për marrëveshje se sa për luftë, po mban Botën nën kontroll që të mos ketë luftë të madhe botërore.
Është thënë disa herë se lufta e III-të botërore do të jetë shkatërruese për njerëzimin, aq më ironi therësë thuhet se “lufta e IV botërore do të bëhet me heshta dhe shpata”!
Deri tani Nobelit për Paqe e kanë marrë Obama, Rabin, Arafat, Malala.
Nëse Barack Obama e fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009 për “shpresën” që solli në politikën globale, atëhere pse të mos shpallet Donald Trump për rezultatet konkrete që arriti në terren. Faktet janë në sytë e të gjithëve se si Presidenti i SHBA po mban dhe krijon Paqe.
A është Trump figura tradicionale e paqebërësit si Malala apo Martti Ahtisaari? Jo! Por bota nuk ka më kohë për idealizma. Eshte koha që edhe Çmimi Nobel për Paqe të reflektojë realitetin e ri të politikës ndërkombëtare – ku paqja nuk është gjithmonë rezultat i fjalëve të buta, por i vendimeve të forta.
Ndaj Trump e meriton Çmimin NOBEL për Paqe, jo vetëm si detyrim që ka bota ndaj tij por edhe si motivim për të ardhmen që Trump të shuajë çdo ambicie për luftë të madhe.
/Redaksia KOHA JONE/
KOHA JONË SONDAZH

