Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 11:13 Sot datëlindja e Pandeli Majkos Ish-kryeministri Pandeli Majko sot mbush 59 vjeç. Ai e nisi karrierën në moshen 22 vjeçare, dy herë kryeministër. Dje foli pas shumë kohe heshtje.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ja pse Presidenti Donald Trump meriton Çmimin e Madh NOBEL për Paqen

Ja pse Presidenti Donald Trump meriton Çmimin e Madh NOBEL për Paqen

Bota
E martë, 8 Korrik 2025 04:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ja pse Presidenti Donald Trump meriton Çmimin e Madh NOBEL për Paqen:

Në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, ku tensionet globale kërcënojnë çdo ditë me përshkallëzim ushtarak, debati mbi lidershipin global nuk është më thjesht çështje ideologjie, por çështje ekzistence. Në këtë kontekst, emri i Donald Trump është rishfaqur së fundmi si një kandidat potencial për Çmimin Nobel për Paqe – një propozim që ngjall debat, por që meriton shqyrtim të drejtë dhe të paanshëm nga  Komiteti i Nobelit.

Trump e promovoi veten si një negociator, jo si një luftënxitës. Retorika e tij e ashpër shpesh interpretohet si kërcënuese, por bota e shikon si një strategji që ka parandaluar konflikte më të mëdha. Politika e tij “peace through strength” – paqe përmes forcës – u shoqërua me qëndrime të qarta ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Kinës, që në shumë raste sollën negociata të reja në vend të përshkallëzimit të konflikteve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2018 dhe 2020, Trump u nominua nga ligjvënës ndërkombëtarë për Çmimin Nobel për Paqe.

Lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, Kina rrethonte Tajvanin për ta pushtuar, praglufta bërthamore mes Indisë dhe Pakisanit, gatishmëria e Serbisë për të sulmuar Kosovën, etj ishin zjarret e parë drejt një lufte të përgjithshme botërore. E që të gjitha u shuan nga Trump, ndonëse Ukraina mbetet vatër zjarri, por që Trump do ti gjejë zgjidhje që lufta të mos përhapet më tej Ukrainës, pra drejt Europës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kishim një NATO pa fuqi të madhe ushtarake, prej pjesës europianë të shtetëve, që ngurronin të rrisnin armatimet për tu mbrojtur;  por Trump vendosi forcën e SHBA për të bërë Paqe, duke forcuar NATO-n.

Rritja e NATO-s frenon ose zvoglon në minimum ndonjë ide ruse për zgjerim territoresh me luftë.

Trump ka marrë disa nominime për Çmimin Nobel për Paqen nga mbështetës dhe ligjvënës, së fundmi ishte kryeministri izraelit që e bëri publik kërkesën për t’i dhënë këtë Çmim, por akoma Komiteti Norvegjez i Nobelit nuk ka marrë vendim.

Trump ka merita për “ruajtjen e paqes” midis Egjiptit dhe Etiopisë dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Marrëveshjet e Abrahamit,  mbeten një nga arritjet e pakontestuara në Lindjen e Mesme në dekadat e fundit. Trump ndërmjetësoi normalizimin historik të marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa shteteve arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani dhe Maroku. Kjo u vlerësua ndërkombëtarisht si një hap drejt stabilizimit të Lindjes së Mesme.

Mund t'ju interesojë

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon fluturimet

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon ...

Para 16 minutash
Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arr...

Para 2 orësh
Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Para 2 orësh

Donald Trump me autoritetin e tij dhe aftësitë e lindura për marrëveshje se sa për luftë, po mban Botën nën kontroll që të mos ketë luftë të madhe botërore.

Është thënë disa herë se lufta e III-të botërore do të jetë shkatërruese për njerëzimin, aq më ironi therësë thuhet se “lufta e IV botërore do të bëhet me heshta dhe shpata”!

Deri tani Nobelit për Paqe e kanë marrë Obama, Rabin, Arafat, Malala.

Nëse Barack Obama e fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009 për “shpresën” që solli në politikën globale, atëhere pse të mos shpallet Donald Trump për rezultatet konkrete që arriti në terren. Faktet janë në sytë e të gjithëve se si Presidenti i SHBA po mban dhe krijon Paqe.

A është Trump figura tradicionale e paqebërësit si Malala apo Martti Ahtisaari? Jo! Por bota nuk ka më kohë për idealizma. Eshte koha që edhe Çmimi Nobel për Paqe të reflektojë realitetin e ri të politikës ndërkombëtare – ku paqja nuk është gjithmonë rezultat i fjalëve të buta, por i vendimeve të forta.

Ndaj Trump e meriton Çmimin NOBEL për Paqe, jo vetëm si detyrim që ka bota ndaj tij por edhe si motivim për të ardhmen që Trump të shuajë çdo ambicie për luftë të madhe.

/Redaksia KOHA JONE/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 4 minutash

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait
Para 13 minutash

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon fluturimet
Para 16 minutash

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon fluturimet

Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba
Para 20 minutash

Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 14 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 18 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 4 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 13 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.