Ja si kundërpërgjigjet Rama ndaj akuzave të PD për ekspozitën private
Partia Demokratike kërkoi sot heqjen e mandatit të kryeministrit Edi Rama për shkak të zhvillimit të aktiviteteve private që bien ndesh me statusin e deputetit të Kuvendit dhe kreut të qeverisë.
PD i referohet ekspozitave private që kreu i qeverisë ka hapur në kohë të ndryshme në disa vende të Bashkimit Europian. E fundit është ekspozita me piktura dhe skulptura personale që Edi Rama ka çelur në Berlin. Sipas PD, veç braktisjes së detyrës, kreu i qeverisë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin kundër konfliktit të interesit që i ndalojnë një zyrtari të lartë të merret me aktivitet tregtar. Kryeministri Edi Rama bashkë me ekspozitat merr të ardhura për shitjen e pikturave dhe nga biletat e shitura për vizitorët. Këto të ardhura regjistrohen si aktivitet tregtar.
Akuzat e bëra sot nga PD-ja në Tiranë ka arritur deri në Berlin, ku Edi Rama duket se po shijon suksesin artistik në pikturë dhe skulpturë, si dhe duke mbledhur disa të ardhura nga shitjet.
Në rrjetin social Instagram ai ka postuar një foto profili teksa është duke u kujdesur për vendosjen e pikturave në galeri. Në foton e Ramës bie në sy dhe veshja jo e zakonshme, që e ka marrë nga stilisti i tij japonez, Yohji Yamamoto.
Më këtë foto,kreu i qeverisë u ka dhënë përgjigje dhe akuzave të opozitës duke treguar se është shumë i zënë duke u kujdesur për punimet e tij dhe nuk ka ndërmend të vijë në Tiranë pa mbaruar punët e tij private.
LEXONI EDHE
- Rama hap ekspozitë në Berlin me “shënimet” për Xhafajn, Tahirin dhe Agaçin
- Petrit Vasili: Shqipëria digjet, Rama krihet dhe hap ekspozita
-
Ekspozita personale në Berlin. PD: T’i hiqet mandati Edi Ramës
(Në fotot më poshtë): Disa nga punimet e Edi Ramës në ekspozitën e Berlinit