Ja si u ndoq në Tiranë ndeshja Francë-Shqipëri (FOTO/VIDEO)

fan zone

Besi1

fr4

fr5

france al1besi2

Në stadiumin Velodrome të Francës ishin rreth 24 mijë shqiptarë që ndoqën nga afër ndeshjen Francë-Shqipëri. Një pjesëmarrje kaq e madhe e sportdashësve kuq e zi i dha identitetin tonë kombëtar tifozerisë së kampionatit evropian, por edhe kulturë europiane, pasi asnjë incident nuk është regjistruar nga tifozët shqiptarë.

Festa nuk ishte vetëm në Marsejë, por edhe në gjithë qytetet e vendit tonë. Tirana ishte dje një spektakël kuqezi në çdo cep të saj. Festa më e madhe u bë në qendër të qytetit, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku mijëra të rinj ndoqën me ankth përballen mes dy ekipeve.

Më poshtë sjellim disa foto dhe video të tifozerisë së zjarrtë në Tiranë. Nëse ndeshje do ishte fituar nga kuqezinjtë, festa do të ishte edhe më madhështore.

Aktiviteti i djeshëm është një risi e sjellë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka krijuar në Sheshin “Nënë Tereza” Fan Zone,  për ndjekjen e ndeshjeve të kombëtares.

VIDEO

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PISGC-uUMGA&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP