Joe Biden betohet si Presidenti i 46-të i SHBA (VIDEO)

Presidenti i zgjedhur Joe Biden është betuar sot si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë që zhvillohet në Capitol Hill, Biden u prit me duartrokitje nga të pranishmit e reduktuar për shkak të kushteve të pandemisë.

Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i ShBA-së ndërkaq Kamala Harris do të jetë zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Joe Biden u konfirmua si fitues më 6 janar nga Kongresi amerikan me certifikimin e votave të Kolegjit Elektoral.

Fillimi i inagurimit të Presidentit të 46-të nisi duke marrë pjesë në një shërbesë kishtare në Katedralen e Shën Mateut në Uashington.

Në ceremoninë merrnin pjesë zëvendës presidenti në largim Pence, po ashtu si edhe ish presidenti Barack Obama më gruan e tij, Michelle, ish presidenti George Ë. Bush me gruan e tij Laura, dhe ish presidenti Bill Clinton dhe me bashkëshorten ish sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dhe për të parën herë në 150 vite do të mungojë edhe presidenti në largim Donald Trump.

Pas ceremonisë Biden dhe Harris  do të vendosin kurora në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington. Biden dhe Harris pritet të flasin në mbrëmje në një shfaqje të posaçme televizive dhe në orën 23;00 do të nënshkruajnë urdhrat e parë ekzekutiv.

Para nisjes së ceremonisë së betimit, Presidenti në detyrë Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë. Zëri i Amerikës shkruan se Donald Trump është udhëheqësi i parë amerikan në më shumë se 150 vjet që nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë paradite për një fluturim të fundit me avionin presidencial drejt rezidencës së tij të pushimeve në Florida. Para largimit, Trump mbajti një fjalim ku përshëndeti të ftuarit dhe foli për arritjet e administratës së tij. Trump vlerësoi qeverisjen e tij katër vjeçare duke su shprehur: “rikthyem sovranitetin duke u ngritur për Amerikën në OKB dhe duke u tërhequr nga traktate që ishin në interes të palës tjetër dhe jo tonin. Tani vendet e NATO-s paguajnë qindra miliarda dollarë më shumë se sa para administratës sime” Ai u shpreh se kishte qenë një “privilegj i jashtëzakonshëm” që shërbeu si president.

SHKARKO APP