Jon Kerry ne Tiranë. Ja axhenda e tre oreve te tij shqiptare

Sekretari amerikan i Shtetit vjen sot në Tiranë në një vizitë 3 orëshe. Tirana është zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë anës rrugëve.

Prej orës 07:00 të gjithë strukturat e policisë, përfshi dhe ajo Kriminale dhe e Antiterrorit kanë kaluar në shërbim të përforcuar. Ndërkohë segmentet rrugore kryesore do të jenë të bllokuara deri në orën 15:00.

Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan Steti, që për një vend të vogël si ky yni mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh dy vendet tona.

 Sipas informacioneve të deritanishme Kerry do ti kërkojë qeverisë dhe opozitës shqiptare zgjidhjen e një problem amerikan: pranimin e ashrafive të kampit Ashfrat në Irak ish opozita iraniane në konfliktin me Sadamin, të cilët gëzojnë mbrojtje në bazë të pikës 4 të Konventës së Gjenevës.

Së dyti angazhimi i palëve për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.
Për të siguruar vizitën janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie të cilët janë në gatishmëri për 8 orë për të kryer një kontroll të plotë të territorit dhe për të garantuar sigurinë e vizitës së kryediplomatit amerikan në vendin tonë.

Gjithashtu një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë do të monitorojë nga ajri.

 

Axhenda
Ora 09:00 Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”. Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të presë në aeroport për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.
Ora 10:10 Kerry dhe delegacioni amerikan do të mbërrijnë në Kryeministri për t’u takuar fillimisht me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Takimi me kryeministrin

Ora 11:00 Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

SHKARKO APP