Jorida Tabaku merr mbështetje nga demokratët e Farkës, Berzhitës, Petrelës dhe Mulletit

Jorida Tabaku vazhdon takimet në qarkun e Tiranës. Ajo kandidon në listën e hapur dhe duhet të jetë në parlament se i bën nder PD. Pas takimeve ajo shkruan: “Fshati do të jetë motori i ndryshimit!

Banorët e Farkës, Berzhitës, Petrelës dhe Mulletit meritojnë shumë më tepër. Sot jeta këtu është më e vështirë se kurrë:

🚜 Bujqësia e braktisur dhe e lënë në harresë.

🔸 Një reformë administrative që ka shtuar më shumë probleme sesa ka zgjidhur halle.

❌ Një sistem i padrejtë ndaj çdo familjeje, fermeri apo punëtori në fshat.

Nuk ka pse Farka të trajtohet ndryshe nga qyteti. Shqipëria ka nevojë për një model të ri, me politika reale, që e vlerëson punën dhe garanton drejtësi.

📌 Në 11 Maj, votohet për ndryshim.

Në 11 Maj votohet Partia Demokratike 1️⃣.

Votohet Jorida Tabaku!”.

SHKARKO APP