Jozefina Topalli aludon se disa kandidatë kanë paguar cash për listën
Kryesore E Martë, 25 Maj 2021 20:43
Një akuzë shumë e rëndë vjen nga Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit. A kanë paguar kandidatët për të hyrë në listën “Basha”? Shokon Topalli: Të gjitha janë brenda.
Deputetja demokrate Jozefina Topalli nuk e përjashton mundësinë që kandidatët në zonën e sigurt të listës Basha kanë paguar para për tu përfshirë.
E ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit”, Topalli tha se lista nuk ka në bazë asnjë kriter politik. Teksa gazetari Ylli Rakipi solli në vëmendje një informacion konfidencial se kandidatët paguajnë për të hyrë në listë, deputetja demokrate thotë se të gjitha janë brenda.
“Momenti që mungon kriteri politik të gjitha janë brenda.
Prandaj nuk ka kaluar në kryesi, në forume, në grup parlamentar. Nuk ka asnjë kriter politik pasi është një listë personale, private,” thotë Topalli.
Ka patur akuza se PS-ja mori para nën dorë nga kandidatët biznesmenë në vitin 2009 dhe vitin 2013 për t’u futur nga Edi Rama në listën e sigurisë si kandidatë për deputetë, pra që ishin faktikisht të garantuar.