Jozefina Topalli: Nuk e votoj kurrë një Reformë të bërë vetëm nga të huajt

Ka reaguar sot ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo ka thënë në Kuvend se nuk do të votojë kurrë një draft të reformës në drejtësi që është hartuar nga ndërkombëtarët. Jozefina Topalli ishte e prerë në këtë pikë. Duket se ky është dhe qëndrimi final i PD-së.

“Unë s’do votoj kurrë që në Kushtetutën e vendit tim të ketë një nen apo disa nene ku të shkruhet se procese të ndryshme të bëhen nga ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë partnerët tanë, këtë proces s’mund ta bëjnë ndërkombëtarët pa shqiptarët. I vetmi moment kur do votoja do ishte nëse titullarët e të gjithë institucioneve të jepnin dorëheqjen. Nëse sistemi politik e gjyqësor ka degjeneruar të ikin të gjithë. Në këtë sallë ka probleme, por brenda shoqërisë tonë ka njerëz të aftë të zotë që dinë se cfarë duhet të bëjnë, e përsëris të mendoni dy herë mos refuzoni të mendoni, s’bie kurrë dakort me kolegë që thonë ma kanë sjellë këtu e votoj pa menduar, cfarë jemi ne? na kanë fshirë trurin? S’votoj kurrë që të tilla procese ti bëjnë të huajt, bashkë me të huajt po”, tha Topalli gjatë fjalës së saj.

Fjala e saj, e cila ka peshë në PD e ndjehet shumë afër ish-kryeministrit Berisha, politikisht, duket se mbetet vendimi përfundimtar i PD-së.

SHKARKO APP