Jozefina Topalli “shpërthen” kundër Lulzim Bashës: Je katastrofa e PD
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli në një konferencë për mediat akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha si personin përgjegjës për humbjen e PD-së në zgjedhje.
Topalli u shpreh se Basha është “katastrofa e PD” për shkak të humbjes së madhe që i shkaktoi Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Ajo u shpreh se Basha ka frikë nga forumet dhe liria e mendimit në PD. “Z. Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Ndaj në kërkojmë një garë të barabartë, rregullua të ndershme dhe proces të vërtetë. Kërkojmë respektimin dhe përmbajtjen e statuteve”,- tha Topalli.
Topalli paralajmëroi se nëse nuk respektohet gara dhe demokracia e brendshme në PD, demokratët do të mbrojnë partinë.
“I bëj thirrje Z. Basha të ndërpresë pengmarrjen e PD-së para se të përballet me revoltën e demokratëve. U bëj thirrje gjithë demokratëve të mbrojnë partinë. Ky është vendimi i çdo strukture dhe çdo anëtari të kësaj partie. Është koha që të ngrihemi dhe të mbrojmë partinë dhe vlerat që na lidhin me këtë familje të madhe”,- tha Topalli.
Topalli akuzoi ashpër kreun e PD-së edhe për marrëveshjen e 18 majit me Edi Ramën. Ajo tha se Basha bëri ujdi për ti dhënë një tjetër mandat kundërshtarit më të madh të Partisë Demokratike.
“Gara është e rreme. Procesi bëhet anti statutor, ai po kërkon të mbajë peng partinë, dhe ti shmanget dhënës llogari…Demokratët nuk ia falin kurrë edhe sikur të manipulojë rezultatin. Basha është katastrofa e Partisë Demokratike, për taktikat e ngritura. Ai rrëzoi PD-në , dhe i dha ndihmën më të mëdha Ramës, bashkëpunëtorit të tij të natës. Ringritja e PD nis vetëm me largimin e Bashës. Ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statusin dhe forumet e PD,” u shpreh Topalli.
Para se të dilte në konferencën për mediat, Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një takim me anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët pak ditë më parë kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Eduart Selami është i vetmi nga të përjashtuarit e Bashës që ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë. Ndërkohë që ish-drejtues të forumeve dhe deputetë të PD-së e kanë cilësuar këtë garë si një farsë. Sipas tyre, gara do të quhej reale nëse kreu i PD-së do të jepte dorëheqjen nga partia dhe jo të shpallte “ngrirjen e funksioneve drejtuese” dhe zhvillimin e garës.
Gjithashtu, kritikët e Bashës shprehen se procedura që po ndiqet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-s është në shkelje të statutit të PD-së. Brenda një muaji PD do të zgjedh kreun e ri mes Bashës dhe Selamit, por një pjesë e demokratëve shprehen se humbja e 25 qershorit ka nevojë për një analizë më të gjatë në kohë dhe zgjedhja e kryetarit duhet të shtyhet për disa muaj.
Deklarata e plotë:
Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partise Demokratike nje gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papergjegjshem, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabise nje mandat te ri drejtues, por se pari po kerkon qe t’i shmanget dhenies llogari dhe marrjes persiper te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se permes gares se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”.
Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 perqind te rezultatit te gares.
Zoti Basha eshte katastrofa e PD-se.
Fale strategjise se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunje Partine Demokratike dhe i dha ndihmen me te madhe zotit Rama, bashkudhetarit dhe mikut te oreve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij derrmuese. Rama i kerkoj marreveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”. Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetem me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kerkon me cdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partise.
Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vertete as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e verteta. Por tek te gjitha keto eshte shpetimi i PD-se. Prandaj ne kerkojme gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat. Ne kerkojme respektim dhe vendimarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha keto jane kushte te panegociueshme te procesit. Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te kete gare. Sa me shpejt ta realizije Basha kete, aq me shpejt do vije ringritja.
I bej thirrje zotit Basha te nderpese menjehere paligjshmerine dhe pengmarrjen e partise, perpara se te perballet me zemerimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojne partine e tyre.
Une u bej thirrje te gjithe demokrateve te behemi bashke, te mbrojme partine nga pengmarrja, te refuzojme grabitesit. Ky eshte obligim i te gjitheve funksionare e militante, anetare forumesh e drejtues, perfaqesues degesh dhe koordinatore. Eshte koha te ngrihemi, te mbrojme statutin dhe te drejten tone per te zgjedhur drejtuesit. Eshte koha te mbrojme demokracine dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada.