Kamera e helikopterit në Gjermani, I mbijetuari: Nuk mbaj mend asgjë!

Ushtari profesionit Gerald Baramuça, i cili  i shpëtoi aksidentit tragjik të 6 prillit  në liqenin e Shkodrës, nuk i ka dhënë asgjë të re hetimit për shkaqet e rënies së helikopterit.  Mësohet së ai u ka thënë prokurorëve se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja. Ndërkohe kamera e helikopterit do dërgohet për çkodim në Gjermani.  

Tirane- E konsideruar si një nga të dhënat kyçe që do të ndihmonte në zbardhjen e aksidentit tragjik të 6 prillit,  dëshmia e të mbijetuarit,  ushtarit profesionist Gerald Baramuça nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.

Baramuça u ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore që kanë shkuar për ta marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Traumës, se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur.

Më parë marrja e tij në pyetje është refuzuar edhe nga mjekët, për shkak se ishte në gjendje shoku.

Nga ana tjetër Prokuroria po sheh mundësinë për të dërguar në Gjermani për çkodim kamerën regjistruese të helikopterit.

Për hetimin e ngjarjes, krahas Prokurorisë së Shkodrës është angazhuar edhe Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se oficerët e Policisë Gjyqësore të kryeqytetit  kanë shkuar në bazën ajrore të Farkës dhe në Albkontroll për të sekuestruar të gjithë materialet dhe dokumentacionin në lidhje me helikopterin e rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo janë takuar këtë të hënë  me efektivët e bazës ajrore në Farkë.

Kodheli garantoi kolegët e dy pilotëve që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit disa ditë më parë, se po bëhet maksimumi në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur ngjarjen.

Sëbashku me gjeneral Bazon, Ministrja u ka bërë thirrje efektivëve të vazhdojnë punën me përkushtim, pasi misioni i tyre vazhdon.

Ne foto: Helikopteri i rrezuar ne Shkoder duke u nxjerre me vinc nga liqeni

Ne foto: Helikopteri i rrezuar ne Shkoder duke u nxjerre me vinc nga liqeni

SHKARKO APP