Kancelari gjerman nuk komenton akuzat ruse për tanket Leopard

Mediat ruse kanë publikuar imazhe që pretendojnë se një automjet luftarak Marder nga Gjermania shihet në rajonin e Kurskut. Por edhe nëse fotografitë janë autentike, “Gjermania, nëse flasim ligjërisht, nuk është pjesëmarrëse në këtë operacion ushtarak nga forcat e armatosura ukrainase në territorin rus”, tha për DW Rafael Loss nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

Situata ligjore është një gjë, ndërsa aspekti politik është diçka krejtësisht tjetër. Kancelari Olaf Scholz ka hezituar prej kohësh të dorëzojë ndonjë armë të re në Ukrainë. Për shembull, tanket nuk u dorëzuan për një kohë të gjatë. Vetëm pas debateve intensive të brendshme politike dhe presionit ndërkombëtar u miratuan përfundimisht kërkesat për sisteme të tilla armësh. Arsyeja e hezitimit ishte shqetësimi për përshkallëzimin e luftës dhe veçanërisht rreziku i përfshirjes së Gjermanisë në luftë shkruan DW.

Deri më sot, Scholzi ka refuzuar të dorëzojë në Ukrainë raketat Taurus. Me ato raketa me rreze të gjatë, Ukraina mund të sulmojë edhe objektiva në Moskë. Për momentin, kancelari po hesht për përdorimin e mundshëm të armëve gjermane në sulmin ukrainas në Kursk.

Ndërsa partitë opozitare, AfD e krahut të djathtë dhe koalicioni i majtë i Sahra Wagenknecht kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkojnë dialog me Rusinë. Më në fund, 36 për qind e gjermanëve të anketuar në korrik thanë se ishin kundër dërgesave të tjera të armëve në Ukrainë. E nëse vërtetohet informacioni se Ukraina po përdor armë gjermane në Rusi, disponimi i një pjese të popullsisë gjermane mund të ndryshojë edhe më shumë kundër ndihmës ushtarake për këtë vend. nënvizon DW.

SHKARKO APP