Kancelari gjerman, Olaf Scholz: Duhet që BE të shpejtojë hapat drejt Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Të dy liderët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Në fjalën e tij, kancelari tha se BE-ja duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. ”Procesi i Berlinit ka treguar se çfarë potenciali ka. Dua ta gjallëroj procesin e Berlinit, jam për krijimin e një tregu të përbashkët. Angazhohem me qeverinë time, Gjermania do të mbetet një partner i Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se sulmi në rusi tregoi se për demokracinë duhet të punohet çdo ditë dhe se negociatat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmohet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.

“Sa i përket sigurisë së Europës, një Bashkim Europian i bashkuar është i dmosdoshëm kjo doli në pah dhe në pandemi. Gjithë Europa vuri në punë një program kundër krizës dhe prandaj si luftimi kundër krizës dhe raporti me Rusinë, kjo është një pjesë që prodhon sovraniteti europian. E rëndësishme që Ballkani Perëndimor ta mbështesë njëri-tjetrin. Unë besoj që të avancojmë dhe unë do angazhohem personalisht. Kemi numrin më të madh të trupave dhe e pasqyrojmë në buxhet dhe fond special për forcat gjermane ky është detyrimi ynë dhe ne i përmbahemi. Ky bashkëpunim është vënë në rrezik nga Putini. Kishim lidhur marrëveshje që sigurinë ta krijonim së bashku dhe që kufijtë janë të paprekshëm. Putini e shkeli dhe është në interesin e të gjithëve ne që Rusia të tërheqë trupat. Unë nuk e parashikoj por kjo është kërkesa jonë këmbëngulëse”.

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse në qershor nuk hapen negociata për në BE formalisht. ”Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në qershor nuk do të hapen negociatat formalisht për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut, që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse në qershor Bullgaria do të bllokojë rrugën, ne do kërkojmë të na ndajnë sepse është diçka e pamundur që të përballohet gjatë”,-tha në konferencën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Lexoni edhe:

Rama: Nëse negociatat nuk hapen në qershor, ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Rama kancelarit gjerman: Shpresoj të liberalizohen vizat për Kosovën, proces i bllokuar prej vitesh

Rama: Rijetëzimi i Procesit të Berlinit, i mirëpritur dhe i domosdoshëm

SHKARKO APP