Përgjigjet e çuditshme. Këta janë njerëzit që do të zbatojnë Vettingun (VIDEO)
Këto ditë kandidatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, nga radhët e akademikëve, u “intervistuan” nga kolegët e tyre, përpara se emrat të dërgohen në Parlament për miratim.
Procesi i vlerësimit të njerëzve që do të kryejnë Vettingun ka nxjerrë në pah se personat që kanë marrë përsipër të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, kanë mungesë të theksuar të njohurive të përgjegjshme për drejtësinë.
Kandidatët do të kanë në dorë gjithë emrat e drejtësisë për Vettingut dhe pyetjet ndaj tyre kanë qenë nga më të ndryshmet.
Juria ka mbetur e shokuar nga përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës, pasi iu ka drejtuar pyetje elementare, herë herë edhe “provokuese”.
Ajo që ra në sy është fakti se kandidatët nuk njohin prokurorë që kanë drejtuar institucionet shqiptare, si Alush Dragoshi, apo Maks Haxhia, pas pyetjeve të drejtuara nga Përparim Kabo. Kujtojmë se 5 kandidatët aplikuan të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit. Madje, disa prej tyre shprehen konfuzë edhe kur pyeten se çfarë libri kanë lexuar së fundmi. Për më tepër.
Disa nga pyetjet dhe përgjigjet më pikante:
Përparim Kabo: Pse më jep garanci se nuk do korruptohesh?
Maks Çoku: Se e kam dhënë gjithë këto vjet. Prej 23 vjetësh kam qenë me integritet, i drejtë kur ka qenë për të qenë i tillë, guximtar, mbase dhe më ka kushtuar kur e kam mbajtur. Jam zënë kur është dashur për tu zënë. Jam shmangur shumë sepse ashtu më ka pëlqyer, por ama jam ky që jam.
Përparim Kabo: Kur keni refuzuar për herë të fundit bakshish?
Erjon Muhamerraj: Para një jave.
Përparim Kabo: Ngrihesh në mëngjes dhe sheh në inboxin e telefonit tënd, një mesazh nga një kriminel nga burgu që të kërcënon se do të rrëmbejë fëmijët nëse nuk do i japësh atë që ai të propozon. Si do silleshe?
Brunela Kullolli: Do ta fik telefonin dhe do qetësohem (qesh)
Përparim Kabo: Telefonin mund ta fikësh por si do sillesh atje ku do shkosh në mbledhje për të marrë vendimin?
Brunela Kullolli: Është një shprehje popullore që thotë Qeni që leh nuk ha.
Përparim Kabo: Lëre atë ti. Një nga faktorët që e ka dëmtuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe që do vazhdojë ta dëmtojë është krimi. Këtë mos e harro. Ju do përballeni edhe me presionin e krimit.
Përparim Kabo: Z. Panda cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?
Ilir Panda: Një pendë ose penë. E kam blerë në një dyqan librari që e kam blerë në ShBA, bashkë me kallamarin e bojës sepse më kujtonte.
Përparim Kabo: Sa kushtonte penda me kallamarin?
Ilir Panda: 70 dollarë.
Përparim Kabo: 70 dollarë, ky është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?
Ilir Panda: Po.
Përparim Kabo: Po vetura juaj sa kushton?
Ilir Panda: Nuk e kam një të tillë.
Përparim Kabo: Urdhëro? Nuk keni veturë? Ecni në këmbë?
Ilir Panda: Jo, më pëlqen shumë transporti publik.
Përparim Kabo: Ju keni banuar në rrugën ‘Brigada 8’. Sa e shitët apartamentin?
Ilir Panda: Ka qenë një operacion civil juridik me të cilin ne fakt nuk u mora aspak vetë.
Përparim Kabo: E njihni Alush Dragoshin?
Eriona Canaj: Edhe njëherë ju lutem se nuk ju dëgjova.
Përparim Kabo: E keni dëgjuar ndonjëherë emrin Alush Dragoshi?
Eriona Canaj: Për momentin nuk më kujtohet.
Përparim Kabo: Klean Trikoci?
Eriona Canaj: Po.
Përparim Kabo: Çfarë ishte ky? Kompozitor, piktor?
Eriona Canaj: Të parin nuk e mbaj mend sinqerisht.
Përparim Kabo: Dakort, ju kuptoj.
Arben Malaj: Unë prap jam shumë suportiv që zonja të nderuara të marrin përsipër një pozicion kaq të vështirë. Ne ekonomistët themi që gjithçka është ‘tregovë’. Ju doni të promovoheni dhe të merrni një përgjegjësi shumë të madhe. Nga ana tjetër doni totalisht privatësinë tuaj, jo vetëm si individ, por si familje.
Eneida Sema: Nuk mendoj se është problem. E kam pranuar që kur kam shfaqur vullnetin për të kandiduar.
Arben Malaj: Dëshira jonë është të mos dorëzoheni rrugës.
Ksenofon Krisafi: Para disa muajve, ndoshta para një viti dhanë një ngjarje në Universitetin e Shkodrës ku ju jeni pedagog apo jo? Ku një apo dy profesorë u akuzuan nga prokuroria për marifete me notat, me pare me ksi gjërash. Prokuroria i ndaloi, gjykata më duket i liroi. Tani me cilësinë e kandidatit për anëtar i KLP-së, si e gjykoni veprimin e prokurorisë, të nxituar apo objektiv, dhe si e gjykoni veprimin e gjykatës, të korruptuar apo objektiv?
Sander Beci: Unë gjykoj që lidhur me ndalimin, veprimin e prokurorisë e konsideroj të nxituar. Ndërkohë lidhur me hetimin e çdo rasti të lidhur me veprimtarinë e organeve të administratës, universiteteve dhe çdo organi tjetër që ushtron një funksion publik, natyrisht që prokuroria ka të drejtën të hetojë. Ndërkohë që gjykata ka përcaktuar pikërisht pozitën e secilit prej këtyre personave në raport me përgjegjësinë, me ligjin dhe në raport me të drejtat që gëzojnë në kuadër të qenies së tyre.
Reforma në drejtësi, vetting pothuajse janë kompromentuar tashmë në proces. Nuk dua ta besoj këtë. Mendon se do t’ia arrijmë ditës që do të kemi sistem drejtësie siç duhet të jetë?
Gent Ibrahimi: Po është padyshim. Unë jo shpresoj, por di që ne do të bëjmë ato cm e vogla të punës drejt atij objektivi për ta lënë stafetën pastaj në një mënyrë që të jetë e qartë kush ka bërë çfarë dhe me shpresën që do arrijmë në atë objektiv. Por që është vërtetë e vështirë.
Bëri për ujë të ftohtë kandidatët e vettingut, Përparim Kabo: Vetëm 3 nga 11 kaluan testin