Kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie nuk dinë të shkruajnë shqip

Problemi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputetë, si dhe kryetarëve të bashkive, apo edhe drejtuesve të institucioneve qendrore a lokale lë shumë për të dëshiruar për mungesën e kulturës dhe sidomos për nivelin e kulturës gjuhësore. Ka shumë kandidatë për deputetë që nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre siç duhet dhe që këtu nis “tmerri”.

Siç paraqitet edhe rasti më i freskët, ai i kandidatit të Partisë Socialiste për Kavajën, të cilin me të drejtë po e “masakrojnë” komentuesit nëpër rrjetet sociale. Gjatë gjithë ditës së sotme, kandidati socialist Dorjan Murati vazhdon të “bombardohet” nga ndjekës të shumtë në Facebook pas publikimit të statusit, në të cilin ironizon politikisht kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë që përmbajtja gjuhësore dhe drejtshkrimi i tij janë një katastrofë.

Ndjekësit e kritikojnë dhe korrigjojnë atë në faqen “Drejtimi i Duhur për Kavajën”, pas një morie gabimesh drejtshkrimore. Shumë prej tyre e quajtën analfabet dhe injorant, që as nuk skuqet nga analfabetizmi i tij.

“Jepi drejtimin e duhur vetes dhe fillo të mësosh të shkruash gjuhën shqipe, pastaj merru me Kavajën”, i shkruan njëri prej tyre.

http://albanianews1.al/kandidatet-per-deputet-dhe-kryetar-bashkie-nuk-dijne-te-shkruajne-shqip/

Ky është statusi në FB

 

Gabimet janë të shumta, siç mund t’i shihni më vonë

Si shkruhet                                  Si duhet

te kryr                                                të kryer

pa fidhuar mir                                 pa filluar mirë

Isa Sakia                                          Isa Sakja

ka sy ne badhe                                ka sy në ballë

Kavaja e din mir cfar                     Kavaja e di mirë çfarë

maskaradhiqe                                 maskarallëqe

ke me te ndryshemet                     nga më të ndryshmet

kjo e ka vertetu  vet                    kjo e ka vërtetuar vetë

kavajen                                             Kavajën

partin Socialiste                              Partinë Socialiste

 

Pas publikimit të komenteve nga faqja Joq, statusi u fshi nga faqja në facebook. /Lapsi.al

Jepi drejtimin e duhur vetes dhe fillo të mësosh të shkruash gjuhën shqipe, pastaj merru me Kavajën”, – i shkruan njëri prej tyre. Por pas replikave të shumta, kandidati i PS-së Murati është shfaqësuar duke thënë se nuk ka qenë mirë emocionalisht dhe se turpi për të gjallët është.

Replikat e tij

SHKARKO APP