Ikin nga lista e kandidimit për deputet të PD, Ramiz Çoba dhe Sazan Guri

Ramiz Çobaj kandidati për deputet në listën e PD për qarkun e Shkodrës, njëkohësisht dhe kryetar i degës së PD mësohet se ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga lista për kandidim. Këtë vendim e kam marrë –shkruan Ramiz Çoba drejtuar Lulzim Bashës-se nuk mund të dal para qytetarëve me këtë listë fyese dhe denigruese për qarkun e Shkodrës, ndaj po largohem edhe nga kryetar i PD.

Tërhiqet nga kandidimi edhe Sazan Guri

Sazan Guri është shprehur se ka vendosur që të tërhiqet nga gara e 25 Qershorit. Pavarësisht se Guri nuk shprehet qartë se kush kanë qenë arsyet e vërteta të tërheqjes së tij, ambjentalisti ka shkruar se në Shqipëri, fati nuk është me njerëzit e dijes.

Ja çfarë shkruan Sazan Guri:

Miq dhe dashamires, Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s’keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !

Me respekt

Sazan Guri

http://albanianews1.al/kandidati-per-deputet-dhe-kryetari-pd-shkoder-jep-doreheqjen-nga-lista/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?