Skandaloze/Nëna që fut në punë të pista vajzën për të vjedhur euro !

Eshtë bërë publike në media se si nënë e bijë merrnin shuma të mëdha në euro, diku nga 15 -20 mijë euro, gjoja për t’i punësuar apo emigruar në Kanada apo vende të tjera. U kishte ecur në disa raste që ti punësonin, por një listë e gjatë me mbi 27 persona priste radhen për punë ose për të marrë paratë që kishin depozituar tek dyshja nënë e bijë Makashi.  Por si çdo krim apo veprim i keq e antiligjor del një ditë, sado të mundohesh ta fshehësh.  Sapo janë denoncuar nga personat e mashtruar ato të dyja kanë ikur nga Shqipëria drejt Kanadasë për t’i ikur drejtësisë shqiptare. Por autoritetet kanadeze kanë depërtuar nga Kanadaja Lule Makashin dhe vajzën e saj Adeila Makashin të cilat akuzohen se përmes mashtrimit iu kanë marrë më shumë se 30 qytetarëve 5 milion euro, me pretendimin se do t’i çonin në Kanada.

E çuditshme se si një nënë fut në veprime të kundraligjshme fëmijën e saj. Si mundet një prind, edhe nëse vetë do ti futet rruges së krimit apo mashtrimit, të fus edhe fëmijën apo fëmijët e saj (tij)? Si mundet që e nisur nga etja për pasuri të shkatërrosh të ardhmen e fëmijës tënd? A janë njërëz këta persona apo gjithçka në emër të parasë?!

Mund të falet nëna ose babai (gjithsesi prapë nuk lejohet), por që të futesh fëmijët në udhën e krimit dhe antiligjit kjo është kriminale. Për këtë duhet dënuar rëndë në rastin në fjalë Lule Makashi !

Sipas informacioneve të policisë, arrestimi i tyre është bërë në Rinas, aty ku autoritetet kanadeze i kthyen në Shqipëri, pasi ato ishin shpallur në kërkim, pas ndalimit në Kanada. Lule Makashi me vajzën u larguan për në Kanada pas kallëzimeve për mashtrim ku i përfshirë është edhe 25-vjeçari Klevis Rreshka. Lule Makashi mashtronte për viza pune jo vetëm për në Kanada,por edhe në Australi dhe Angli ku merrte 18-20 mijë Euro për vizë, u kallëzua nga 27 persona.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Rinas ndalon dy shtetase (nënë e bijë) të shpallura në kërkim. Me datë 27.04.2016, ora 23:30, u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim : 1. M, 52 vjeçe, banuese në Tiranë. 2. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada. Shtetaset e mësipërme i’u dorëzuan Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP