Kapja e zyrtarëve të PS më zarfe elektoralë në Vaqarr, Meta: Ligj special për ata që përfshihen në krime zgjedhore
Ditën e sotme, kandidati i PD, Belind Këlliçi ka ndaluar në zonën e Vaqarrit në Tiranë disa funksionarë të PS që shpërndanin ushqime në këmbim të votave.
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur këtë akt dhe ka ftuar opozitën që të organizohet për të parandaluar fenomene të tilla.
Presidenti shprehet se duhet një ligj special për të ndëshkuar zyrtarët që përfshihen në krime zgjedhore.
“E përgëzoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.
As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!
Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore.
Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!”,- shkruan kreu i shtetit në reagimin e tij.
E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa…
Posted by Ilir Meta on Wednesday, April 21, 2021