Karakaçi: Porti i Porto Romanos, projekt strategjik për zhvillimin e vendit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi në Kuvend se projekti për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos përbën një investim strategjik dhe transformues për zhvillimin e vendit.

Gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i opozitës Erald Kapri, lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore, Karakaçi theksoi se porti i ri synon të rrisë kapacitetet logjistike dhe gjeostrategjike të Shqipërisë.

“Pavarësisht se si duan ta interpretojnë zbatimin e këtij projekti, ky është një investim nga më transformuesit për zhvillimin e vendit dhe për portin e ri të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Porti i ri tregtar i integruar në Porto Romano është një projekt që pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për ta sjellë vendin në një nivel më të lartë të zhvillimit logjistik dhe gjeostrategjik. Porti i Durrësit ka mbajtur ndër vite funksione të shumta tregtare, industriale dhe urbane, duke kufizuar potencialin e zhvillimit të qytetit dhe vetë portit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti është hartuar mbi një masterplan me ekspertizë ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e një porti të klasit botëror, me standarde të larta teknologjike dhe mjedisore, të aftë të përballojë nevojat ekonomike të dekadave të ardhshme”, deklaroi Karakaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?