Katër presidentë shqiptarë në një foto!

Nga Afrim Krasniqi
Katër Presidentë!
Foto e parëndësishme në një vend në krizë besimi e përfaqësimi, por që në arkivat e memories shtetërore do vlejë. Sepse është ndër të vetmet ku katër Presidentë takohen e flasin. Shqipëria ka traditë të brishtë shtetërore dhe sidomos demokratike. Kemi pak modele pozitive referuese dhe natyrisht edhe pak shtetar & akte frymëzuese.
Militantët adhurojnë liderin e radhës, por shtetin e së drejtës dhe demokracinë funksionale nuk e ndërtojnë militantët. Ata janë pengesë e progresit sepse refuzojnë mendimin ndryshe, Tjetrin dhe thelbin e pluralizmit.
Ndryshimin e sjellin mendjet e lira, të aftët, vizionarët, reformatorët dhe ata që duan ditë më të mira për vendin sesa kutitë elektorale të radhës.
Ndaj momente e mesazhe të tilla, edhe simbolike, duhet të na sjellin në vemendje rëndësinë e institucioneve dhe të sjelljes shtetërore, etike dhe qytetare në politikë, në shtet dhe në shoqëri, nevojën e sfidën të krijojmë institucione të forta jo liderë të fortë, si dhe faktin se, asnjë emër nuk është i përjetshëm në politikë & shtet, por disa cilësi & trashëgimi pozitive politike & shtetërore mund të kenë jetë shumë më të gjatë sesa mandatet dhe kohët politike të autorëve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?