Gazeta kryesore kroate: Edi Rama, lider katolik karizmatik që po udhëheq një vend me shumicë myslimane drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga Hassan Haidar Diab, Vecernji.hr

Edi Rama, ish-piktori dhe basketbollisti i Dinamos së Tiranës është një lider unik në Ballkan: gjithmonë karizmatik, elokuent dhe pajtues, ai e ka nxjerrë Shqipërinë nga mentaliteti i Enver Hoxhës, duke e demokratizuar vendin dhe duke e çuar deri në prag të BE-së.

Si çdo vit, shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Flamurit – një festë që simbolizon lirinë, unitetin dhe identitetin kombëtar. Tradita e ngritjes së shqiponjës së zezë dykrenare mbi sfond të kuq, që daton nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912, rikujton shekuj të tërë luftë për liri dhe vetëvendosje. Flamuri nuk është vetëm një shenjë e së kaluarës – ai simbolizon qëndrueshmërinë, krenarinë dhe unitetin e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit Dita e Flamurit merr një peshë të veçantë, pasi vjen në një moment kthesash historike në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama po e udhëheq vendin përmes reformave, modernizimit dhe përparimit institucional, duke e afruar Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Simbolika e shqiponjës së zezë dykrenare sot mbart edhe kuptimin e vazhdimësisë: nga lufta për pavarësi e të parëve tanë, te përpjekjet moderne që drejton Rama, duke e orientuar vendin drejt stabilitetit dhe standardeve europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?