“Kaubojs-i” a do kandidojë për kryetar i PS përballë Edi Ramës?

Duket se Edi Rama po e luan me dinakeri per ta bere vunerabel kandidimin kunder tij ne kongres. Kongresi i Partisë Socialiste që mbahet më 19 mars pritet të dhurojë shumë surpriza. Por disa kanë nisur të dalin që me caktimin e datës së tij. Nëse deputeti socialist Ben Blushi nuk e ka shprehur ende vendimin e tij për të kandiduar përballë kryetarit aktual, kryeministrit Edi Rama dikush tjetër mund të jetë në garë. Mesohet se deputeti i Lezhës ,Eduard Ndocaj është duke punuar për t’u hyrë garës për kreun e partisë më të madhe në vend. Ai që njihet nga të gjithë si “kaubojsi” hyri në parlament nga listat e PS-së pas tërheqjes së deputetit Arben Ndoka. Është ende e paqartë nëse kjo është një iniciativë e vetë Ndocajt apo ai është pjesë e ndonjë lëvizjeje që luhet në prapaskenën e selisë rozë.

Nuk besohet se “kaubojsi” mund ti hyje nje konkurimi te tille pa lejen e Rames, aq me teper qe ai eshte nenkryetar i PDK.  Por akoma nuk ka deklarim te deputetit qe mediat online po e percaktojne si rivalin e Rames ne 19 mars.

SHKARKO APP