“Kazani” ka filluar të vlojë në Partinë Socialiste
Edi Rama nuk i ka punët mirë jo vetëm me qeverisjen, me opozitën ndodhet në gjendje lufte, por dhe në “shtepinë” e tij në PS. Mënyra arrogante e drejtimit të pushtetit, mania për të drejtuar gjithçka ai, lidhja me oligarkët e vendit dhe vënia nën shërbim të 10 apo 15 biznesmenëve të krejt buxhetit të shtetit dhe koncensioneve, frika për të shkëputur lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, pasioni i tij për të sarkazuar dhe tallur gjithësecilin që nuk mendon si ai, kapja e gjithë pushteteve duke përdorur Reformën në Drejtësi etj; kanë sjellë reagimin e pjesës më elitare, më socialiste dhe më dinjitoze të PS-së.
Në fillim Fatmir Xhafa, më pas Ditmir Bushati dhe herë pas here Pandeli Majko janë kundërshtimet e para në PS kundrejt kryeministrit Rama. Përplasja me opozitën, madje dëshira e tij për ta nxjerrë jashtë sistemit juridik dhe demokratik të vendit, ka sjellë një gjendje kritike për shoqërinë shqiptare, madje rrezikshëm po shkohet në demokraturë.
Ndaj Dtimir Busahti foli dhe paralajmëroi PS-në se po shkohet drejt destabilitetit dhe rënies në humnerë si PS. Fill pas fjalimit historik të Bushatit në PS ka filluar zgjimi dhe po grupohen për ti thënë kryeministrit Rama se duhet gjetur zgjidhje për shtetin e jo për të mbajtur pushtetin me forcë e me tela me gjemba.