Kejdi Mehmetaj: LSI do dalë forcë e parë, jemi njërëz të fjalës së mbajtur

LSI është një parti gjithnjë në rritje elektorale. Në pak vite ajo mposhti partitë tradicionale duke u kthyer në një faktor stabilizues dhe garantues të mirëqënies shqiptare. Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës zhvilluan një takim me të rinjtë e Njësisë Administrative nr. 2 të kryeqytetit ku u diskutua për programin e LSI-së për rininë dhe arsimin.

Të pranishëm në këtë takim ishin ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse përpara të rinjve  Ilir Meta shprehu besimin se të rinjtë shqiptar janë ata që duhet të mbështeten më shumë për shkak se të rinjtë sakrifikojnë gjithçka për idealet e tyre.

“Të rinjtë kanë ato ëndrra të cilat i bëjnë të sakrifikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre dhe kanë atë idealizëm pa të cilin një vend nuk mund të ndryshojë dhe nuk mund të ketë progres shoqëror”, – tha  Meta.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se LSI-ja është partia politike, që ka një program real për arsimi cilësor dhe për punë të mirëpaguara.

“LSI do të dalë forcë e parë, sepse ka një program real që do të sjellë një arsim cilësor për të gjithë ne të rinjtë, që do të sjellë një punë të mirëpaguar për ne, për familjet tona dhe për të përballuar kështu kostot e jetesës, rritjen e mirëqenies dhe mbi të gjitha do të sjellë një shans për një jetë më të mirë për vendin tonë”, – u shpreh kryetarja e LRI-së.

Kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se LSI ka një program konkret i cili mbështet fuqishëm të rinjve në arsimim dhe në punësim

“Plani ynë është i qartë, është konkret: edukim cilësor për familje të shëndetshme, punë të mirëpaguara dhe dinjitoze për të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët dhe më shumë mirëqenie. Por asnjëra nga këto nuk bëhet në qoftë se ajo që na udhëheq është kokëfortësia apo arroganca. Prandaj ne sot japim modelin e vetëm atë të thjeshtësisë për të ecur përpara”, – u shpreh Kejdi Mehmetaj.

 

SHKARKO APP