Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Edi Ramës: Të pret fundi i diktatorëve

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ndaj fjalimeve fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës që PS-ja po bën për 30 qershorin. Në një postim në Facebook, Mehmetaj shprehet se gjuha vulgare e kreut të qeverisë tregon vetëm frikën e tij.
Duke u ndalur në procesin e së dielës, Mehmetaj shprehet se “30 qershori është dita që ndan diktaturën nga demokracia. Është makthi yt më i madh, që s’ka mjekë e polici të ta heqë. Kujdesu për veten Edvin! Ruaj ca batuta të këtij niveli për më vonë”.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj në Facebook
“Të gënjejnë Edvin!
Ata që të lexojnë sondazhet dhe të kanë mbushur mendjen se duke folur për fallxhore dhe barsaleta ke popullaritet. Të gënjejnë dhe ata që të bindin nëpër tavolina se çdo gjë është në rregull dhe se duhet të vazhdosh i qetë me zgjedhjet në 30 qershor. Të gënjejnë dhe ata që gdhihen e ngrysen me ty e nuk të thonë gjë edhe pse kanë frikë se mos i merr vala e urrejtjes popullore, që do të të fshije ty nga qeveria dhe historia.
Me tepsi e kazan, legena e fallxhorë nuk bën për të qeshur as lali Erin, dhe as kandidatet kukulla që ke vendosur nëpër bashkitë e Shqipërisë; Sepse dhe ata të gënjejnë për mbështetjen; Sepse dhe ata kanë frikë po aq sa ata që gdhihen e ngrysen me ty, se fundi i diktatoreve nuk ka kursyer as shërbëtorët më të zellshem. Sikundër s’ka patur ushtri dhe polici, pará dhe bedelë të mbrojë të pambrojtshmin, diktatorin. Kështu që, çdo frikë e jotja e fshehur me batuta, dhe e mbrojtur me mijëra policë është e qartë për ne që na ke përballë si kundërshtarë, por dhe për ata që sot e kanë kuptuar që nuk mund të qeverisen nga politikanë të lidhur kokë e këmbë me kriminelët.
30 qershori është dita që ndan diktaturën nga demokracia. Është makthi yt më i madh, që s’ka mjekë e polici të ta heqë.
Kujdesu për veten Edvin! Ruaj ca batuta të këtij niveli për më vonë.
Ku i dihet?! Ndoshta shokëve të pak metrave vend do t’u pëlqejë të kenë gaztor një ish kryeministër!”.

SHKARKO APP