Letra/Kërcënohet nga burgu Fushë-Krujës deputeti i PD, Salianji: Do vritesh me snajper!
‘Do të vritesh me snajper’!– kjo fjali, mes shumë të tjerave, është shkruar e zeza mbi të bardhën. Me sa duket lufta politike ka futur në mes edhe bandat, të cilat po dalin sheshit edhe për të bërë vrasje politike. Kjo, nëse ndodh që bandit nga përkrahja pushtetare për vjedhje votash, të turren edhe në vrasje politike, atëhere duan ta djegin Shqipërinë. Kjo do jetë e keqja më e madhe që po sjellë politika e krimit.
‘Do të vritesh me snajper’!
Ky është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejtuar deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.
Letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.Deputeti Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.
‘Janë sajesa dhe forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve. Unë kohë që kam dijeni të kësaj letre, por nuk e quajta çështje publike.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet shtetrore. Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji
Institucionet shtetrore duhet ta marrin në hetim urgjent këtë situatë, si dhe ti sigurojnë mbrojtje deputetit në fjalë. Dhe hetimi për të investiguar duhet sa më shpejt, sepse mund të jemi në rastin e ndonjë të çmenduri, por mundet të jetë informacion i besueshëm.