Kërcënuese/”Po preke shtëpitë tona, do të vrasim, o kryeministër!”

Protesta e banorëve sot te Unaza e Re ka sjellë kërcënime me jetë për kryeministrin. Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë së Rilindjes, ku do të shemben qindra shtëpi.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërheqin projektin, sepse nuk do të arrijnë kurrë të prishin shtëpitë e tyre.

‘Në vend të gomave do djegim fadromat e INUKU-t nëse i afrohen shtëpive tona. Ju themi punonjësve shtetëror se kush kërkon të na dhunojë ne do të gjejë vdekjen në Unazën e Re. Kryeministër ti je hajdut në atë karrige që ke zënë’, u shprehën banorët. Disa protestues janë shprehur shumë egër duke kërcënuar kryeministrin me vrasje nëse iu prek shtëpitë.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

SHKARKO APP