Kërkohet në malet e Skraparit personi që preu kokën e Bledar Terpollarit

Vëllai i Bledar Terpollarit kërkon arrestimin e kushëririt të tij, njëkohësisht personi që i preu kokën vëllait. Ai thotë se vrasësi ndodhet në Skrapar

“Nuk e besoja kurrë që vëllai ishte vrarë nga kushëriri im. Akoma nuk e besoj dot. Ai e bëri atë krim dhe do paguajë për këtë. Shteti duhet ta gjejë sa ma parë dhe ta arrestojë të afërmin tim. Bashkëfshatarët më kanë thënë se Krenarin e kanë parë në pyll. Gjithashtu, më kanë thënë se vrasësi i vëllait tim është i maskuar, pasi ka frikë se e identifikojnë dhe e kapin. Ai fshihet në Skrapar, ndaj policia duhet ta arrestojë sa më parë, pasi kemi frikë”- thotë ai për “GSH”.

Ai thotë se ndihet i frikësuar për familjen, pasi ai në çdo moment mund të vrasë familjarët e tjerë. “Ai është monstër dhe jo njeri. Nuk kam frikë për vete, sepse nuk më dhimbset më jeta, por kam frikë për fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e tjerë”- shton i riu.

Sipas tij familja mban kontakte me hetuesit grekë për detajet e hetimit. “U kam kërkuar që të më sigurojnë mbrojtje, por më thanë se këtë duhet ta bëjë shteti shqiptar. Kur u zbulua vrasja, policia greke më mbajti 4 ditë në paraburgim”- thekson Terpollari.

SHKARKO APP