Këshilltari ekonomik i partisë së Angela Merkel kritikon Edi Ramën: Qeveria e tij ka dështuar

Kryekëshilltari ekonomik i grupit të partisë së Angela Merkel CDU, Martin Henze ka kritikuar ashpër politikat ekonomike të qeverisë së Edi Ramës. Në një takim të organizuara me biznesin nga Partia Demokratike, Këshilltari i CDU u shpreh se politika ekonomike e qeverisë “Rama” ka dështuar. Në fjalën e tij, Henze theksoi se mesazhi më i keq që u jepet investitorëve është rritja e borxhit.

Duke folur për papunësinë eksperti gjerman deklaroi se nuk i beson shifrat që japin zyrtarët e qeverisë. Ai deklaroi se nëse shifrat e papunësinë janë ulur kjo ka ndodhur sepse shqiptarët kanë emigruar. “Pavarësisht kësaj vale shumë të madhe emigrantësh, papunësia mbetet shumë e madhe. Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rritur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen”,- tha Henze.

Eksperti gjerman u ndal dhe në nivelin e taksave. Ai tha se Shqipëria ka taksa më të larta se gjithë vendet e rajonit dhe shpreson se do të marrë investime të huaja, kur kjo gjë është krejtësisht e pamundur.

“Ju keni taksa më të larta për të investuar këtu, krahasuar me fqinjët tuaj. Çfarë prisni atëherë, pse duhet të vijnë investitorët këtu, kur fqinjët tuaj kanë taksa 9%?!  Edhe vetë SHBA po mendon ta ulë nivelin e taksave. Një shembull është edhe Irlanda, e cila i ka ulur taksat për te marrë sa më shumë investime të huaja”,- tha Henze.

Këshilltari i partisë së kancelares Angela Merkel deklaroi se nuk shifrat që kryeministri Edi Rama prezanton si rritje ekonomike nuk janë të vërteta. “Mendoj që edhe shifra e përmendur nga zoti Rama për rritje 4%  të ekonomisë, nuk është e vërtetë, sepse nuk i shoh këto rezultate. Ju jeni duke hartuar një program per njerëzit që duan të punojnë e të kenë një të ardhme më të mirë këtu për vete dhe fëmijët e tyre. Ky është koncepti që ofron PD, pra diçka e dobishme për çdo sipërmarrës në vend”.- tha ai.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/401466907283765/

Kritikat kryesore të kryekëshilltarit ekonomik të grupit të CDU, Dr.Martin Henze për ekonominë e Shqipërisë:

“Një nga mesazhet më të këqija që i jepet biznesit nga një vend është borxhi dhe borxhi i Shqipërisë është shumë i lartë. Me një vend si Shqipëria që ka një borxh të tillë kaq të lartë, sipërmarrësit e huaj nuk vijnë dhe ata që janë, janë të prirur për ta mbyllur biznesin.

Politika ekonomike në Shqipëri, që nga viti 2013  ka dështuar. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Para dy ditës bisedova me zotin Ervin Bushati të PS, i cili më me foli për shifra që nuk m’u dukën të besueshme, sepse vetëm nga viti 2015, nga vendi juaj kanë ikur çdo vit mbi 58 mijë njerëz. Pra ju keni humbur shumë njerëz. Pavarësisht kësaj vale shumë të madhe emigrantësh, papunësia mbetet shumë e madhe. Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rritur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen.

Gjithashtu, edhe sistemi arsimor, sistemi shëndetësor, kujdesi për studentët është i mangët, kualifikimi i tyre është shumë i mangët, produktiviteti në bukqësi tepër i ulët. Kjo e fundit ka lidhje me infrastrkturën e keqe.

Përsa i përket kontratave të PPP është e qartë se janë përzgjedhur në mënyra shumë korruptive. Ne në Gjermani e kemi përvojën e PPP, por e kemi të organizuar sipas standardeve të tjera. Ato nuk ngjajnë fare me PPP-të që organizoni ju.

Mungon interesi i të huajve për të për të investuar në Shqipëri. Ju keni taksa më të larta për të investuar këtu, krahasuar me fqinjët tuaj. Çfarë prisni atëherë, pse duhet të vijnë investitorët këtu, kur fqinjët tuaj kanë taksa 9%?!  Edhe vetë SHBA po mendon ta ulë nivelin e taksave. Një shembull është edhe Irlanda, e cila i ka ulur taksat për te marrë sa më shumë investime të huaja.

Siç e përmendi zoti Basha, keni një sistem të lartë taksash. Ne në Gjermani kemi një sistem të ndërlikuar taksash, por për sipërmarrjet private i kemi ulur taksat më masën 7-8 %,  në mënyrë që të rritet konsumi”.

Forca punëtore e kualifikuar mungon në disa sektorë dhe kjo është thelluar nga largimi në emigracion i tyre. Njerëzit ikin jashtë në emigrim, sepse nuk janë të lumtur këtu. Është një shoqëri që nuk është e lumtur, por kjo mund të ndryshohet vetëm duke u ofruar atyre siguri për të ardhmen.Nëse bëj një bilanc, që prej vitit 2013, nuk janë arritur shumë gjëra dhe kur shoh rezultatin, keni humbur shumë njerëz nga qytetet e mëdha. Nuk mund të flas për suksese. Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë.

Mendoj që edhe shifra e përmendur nga zoti Rama për rritje 4%  të ekonomisë, nuk është e vërtetë, sepse nuk i shoh këto rezultate. Ju jeni duke hartuar një program per njerëzit që duan të punojnë e të kenë një të ardhme më të mirë këtu për vete dhe fëmijët e tyre.. Ky është koncepti që ofron PD, pra diçka e dobishme për çdo sipërmarrës në vend.

Nëse do të më pyesni për të ardhmen, mund t’ju them se reforma e propozuar nga Lulzim Basha është e domosdoshme të realizohet. Së pari për te plotësuar kushtet për një reformë politike për perspektivën e anëtarësimit në BE, së dyti për të krijuar një stabilitet dhe siguri për të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët. E siguroj Lulzim Bashën se ne do të jemi në krah të PD për t’ju ofruar ndihmën tonë, që investitorët perëndimorë të vijnë këtu për të investuar, sicc e biseduam edhe dje me Lulzim Bashën, në teknolohjinë e informacionit, logjistikë, arsimin profesional e me rrahdë. Një pjesë e madhe e investitorëve në Gjermani dhe në Francë kerkojnë me interes vende të tjera ku kund të ushtrijnë aktivitetin e tyre për shkak të krahut të lorë të punës. Në ktë pikë janë të rëndësishme reforma të thella që ju duhet të bëni dhe ne kemi besim se ju, Lulzim Basha dhe ekipi juaj,  do t’i realizoni këto reforma. Ne jemi gati t’ju japim mbështetjen tonë”.

SHKARKO APP