Kështu i ndodh PD kur nuk dëgjohet zëri i kryetares demokrate të Shkodrës, Eliona Shkreli!
Protesta u mbyll, hodhën ca molotov, kurse policia i mbyti me gaz lotësjellës dhe ujë me piper.
Ndërkohë pa filluar përplasja mes palëve ishte kryetarja e PD së Shkodrës, Eliona Shkreli e cila në fjalën e saj para turmës tha se nuk duhet të ikim nga sheshi para kryeministrisë, pra të qëndrojmë këtu duke bllokuar bulevardin deri në gjetjen e zgjidhjes së krizës.
Në fakt shumë prej të pranishmeve në bulevard ishin përgatitur për të dëgjuar vendimin e liderit demokrat, Berisha se duhej të qëndrojnë aty apo siç kishte propozime se deputetët e PD do të futeshin brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe të ngujoheshin brenda paralel me turmën e cila do të bllokonte ditë-natë sheshin para kryeministrisë.
Por nuk ndodhi!
Thithen gaz lotësjellës me shumicë dhe ikën në selinë Blu. Ndërsa ata që erdhën me shpresë të madhe nga të gjitha rrethet se do të kishte vendim të madh nga lidershipi, ikën të zhgënjyer.
Kështu ndodh kur nuk dëgjohet zëri i kryetarës së PD Shkodër, Eliona Shkreli! Por edhe te mijërave “elionave” në vend.
KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 4991

