Këtë të dielë në darkë do shikohet “Blood Moon” (Hëna e përgjakur) rreth orës 20

Eklipsi total hënor, i njohur si “Blood Moon”, do të ndodhë në natën e 7 shtatorit duke kaluar në mëngjesin e 8 shtatorit 2025

Faza e totalitetit (kur Hëna duket e kuqe plotësisht) do të zgjasë rreth 82 minuta, ndërsa eklipsi i tërë – prej fillimit të fazës penumbrale deri në përfundim – do të zgjasë rreth 5 deri 5.5 orë

Disa raportime, si në TimeandDate.com, vlerësojnë se rreth 85% e popullsisë globale, që do të thotë afërsisht 5.8 miliardë njerëz, do ta shohin të paktën fazën totale të eklipsit

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër burim, People.com, citon afërsisht 71% të popullsisë, që janë gjithashtu rreth 5.8 miliardë njerëz, sipas tyre

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, disa media si El País flasin për më shumë se 7 miliardë njerëz që do ta shohin në të paktën një fazë të eklipsit

A do të jetë i dukshëm në Shqipëri (Tiranë)?

Po, do të shihet, por Hëna do të tërhiqet në horizont pasi eklipsi ka nisur:

Pozicioni i horizontit lindor – nga vendet si Tirana ose Durrësi, eklipsi do të shihet menjëherë pas lindjes së Hënës. Prandaj, sigurohuni të keni horizont të hapur drejt lindjes.

Koha më optimale – mbajni shikimin drejt lindjes nga 19:30 deri në 21:00, me momentin më interesant rreth 20:11 (kur do të jetë kulmi).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?