Kjo është e rëndë! Edhe e shkarkon, edhe thua “Të vizitohet te mjeku!”

Eshtë shumë e rëndë kjo që ka ndodhur sot. Deri dje të vlërësonin deputetët, edhe të PS-së për reformën në drejtësi dhe sapo shkarkohesh të të akuzojnë se “ka nevojë për vizitë mjeksore!”.

Akuzat e forta të ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani sollën debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të PD e PS. Demokratët thanë se Manjani e nxori qeverinë lakuriq dhe vunë në dukje faktin se asnjë nga ministrata por kryeministri nuk kanë reaguar. Ndërsa deputetët e PS thanë se Manjanit duhet t’i bëhen vizita mjekësore.

Më e pakta deputetët e PS nuk duhej të flisnin përderisa Rama dhe Meta kanë gjetur një pakt mirëkuptimi për të vazhduar qeverisjen. Ndërsa opozita atë rol ka, si dikur PS që shfrytëzonte çdo rast kundër pushtetit.

Fyerja e sotme nga deputetët e PS-së ndaj ministrit Ylli Manjani, i cili është akoma në detyrë (por edhe sikur të mos jetë) ka nevojë për ndjesë zyrtare nga selia rozë, pasi do të komplikonte prapë raportet PS dhe LSI, të cilat para dy ditësh ishin gati në shpërthim lufte.

Ylli Manjani u shkarkua nga kryeministri Rama dhe LSI e gëlltiti shkarkimin me xhentilesë për hir të një majte të bashkuar, por kjo tregon se një pjesë e PS-së nuk ndalon me inate ndaj LSI. Nëse duan luftë me LSI ka mundësi që nuk janë në ditët me të mira pjestarët e Rilindjes! 

Ja debati në komisionin e ligjeve:

Eduard Halimi: Asnje nuk ka pergenjeshtruar deklaraten qe beri Manjani, qe kryeministri kercenon gjyqtaret ne telefon. Kane kaluar 24 ore. Te gjitha ato qe tha jane te verteta. Ministri i Drejtesise qe ka informacione mbi gjithcka ben kjo qeveri tha te verteta duke nxjerre cullak (lakuriq) qeverine dhe asnje nga ministrat, qofte dhe kryeministri, nuk ka pergenjeshtruar ate qe tha ministri as per kanabisin, as per Balilin, as per koncesionet

Fatmir Xhafa: Faleminderit qe na ringjalle shokun Mehmet, Ta pacim!  Une, Edi dhe Saliu kemi qene grup i organizuar. Jeni opozite e shokut Mehmet.

Gent Strazimiri: Kujtoni se e keni qafen aq sa te kepuse litarin. Por e keni gabim

Ulsi Manja: Ndjej keqardhje se ne rast se opozita jone eshte katandisur te mbaje gjalle opozitarizmit me tezat qe lancoi dje ish -ministri i drejtesise, rruga e kesaj opozite per te ardhur ne pushtet eshte e gjate.

Gent Strazimiri: Nese ju e konsideroni te cmendur ministrin dhe thoni se duhet te beni vizite mjekesore, jeni ne praktikat e Mehmet Shehut.

Xhemal Qefalia: Do ishte me vend qe ish -ministri te fliste me 31 tetor pse nuk eshte bere mbledhja, jo vetem sapo te largohen te nxirren situata te tilla.

Piro Lutaj: Do presim viziten mjeksore te Ministrit te Drejtesise

Peza: Ylli Manjani paska bere nje gje te mire, te pakten solli deputetët e PD ne komision, se nuk vijne fare. Ajo qe me ben pershtypje eshte se bejne megafonin e Ylli Manjanit duke thene ato qe tha dje. Nese PD nuk do te jete ne lartesin e detyres qe ia kane dhene njerezit, ne s’kemi pse te merremi me litarin qe ua la borxh Manjani, por te merremi me ligjet.

Para se të fliste deputeti Peza, opozita e braktisi komisionin. Ndërsa deputetët e LSI nuk ishin të pranishëm që në nisje të mbledhjes.

SHKARKO APP